TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komandati i KFOR-it takon shefin e ushtrisë serbe në Beograd

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Komandati i KFOR-it takon shefin e ushtrisë serbe në Beograd

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Enrico Barduani të martën në Beograd është takuar me shefin e stafit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq.

Sipas KFOR-it gjatë takimit Barduani dhe Mojsilloviq kanë shkëmbyer mendime mbi situatën e sigurisë, si dhe kanë vlerësuar përpjekjet e tyre përkatëse.

“Ne kemi një bashkëpunim të gjatë me Forcat e Armatosura të Serbisë dhe jam plotësisht i angazhuar për ta ndërtuar mbi këtë gjatë gjithë mandatit tim, vazhdimi i bashkëpunimit, dialogut dhe ndarjes së informacionit janë të dobishme për të dyja palët dhe janë thelbësore për stabilitetin rajonal”, ka theksuar komandanti i KFOR-it.

Tutje thuhet se se Barduani gjatë vizitës po ashtu është takuar edhe me përfaqësuesit diplomatikë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian në Serbi, ku ndër të tjera sipas njoftimit ai i ka informuar ata mbi aktivitetet e KFOR-it.

“Gjeneral Major Barduani gjithashtu u takua me përfaqësuesit diplomatikë të Francës, Pierre Cochard, Gjermanisë, Carsten Meyer-Ëiefhousen , Italisë, Luca Gori, Mbretërisë së Bashkuar, Edëard Ferguson dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Titolo në Serbi gjatë një takimi të Grupit QUINT, në të cilin mori pjesë edhe Kreu i Delegacionit të BE-së në Serbi, ambasadori, Emanuele Giaufret. Ai i informoi ata mbi aktivitetet e KFOR-it dhe mbi bashkëpunimin e palëkundur të misionit me Komunitetin Ndërkombëtar, duke përfshirë mbështetje të vazhdueshme për dialogun të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, theksohet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur edhe se këto takime ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta të komandantit të KFOR-it me homologët e tij kryesorë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ky takim i komandantit të KFOR-it me shefin e ushtrisë serbe në Beograd ka ardhur rreth pesë muaj pas takimit të fundit që ata kanë zhvilluar në tetor të vitit 2024./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme, do të diskutohet për Raportin e Progresit për vitin 2026

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Shiroka-Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

Shiroka-Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj KFOR-it dhe veturave të mediave në Zveçan në vitin 2023

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj KFOR-it dhe veturave të mediave në Zveçan në vitin 2023

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme, do të diskutohet për Raportin e Progresit për vitin 2026

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

Rubio i quan bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi “shumë produktive”

Rubio i quan bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi “shumë produktive”

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën