TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Komandantit serb i falën dy vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Ish-komandanti i ushtrisë serbe, Nebojsha Pavkoviq, i dënuar për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë, është liruar nga burgu në Finlandë dhe ka shkuar në Serbi. Pavkoviq ishte dënuar me 22 vjet heqje lirie nga Tribunali i Hagës, ndërsa lirimi i tij u bë për shkaqe shëndetësore.

by Fidan Zejnullahu
6 muaj ago
1 0
A A

Rrugën për në Serbi, e mori dy vjet më herët se që u planifikua.

Kështu, i dënuari për krime lufte në Kosovë, arriti të dielën në shtetin serb.

Kjo meqë, ish-komandanti i Armatës së 3-të të Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, u lirua nga burgu në Finlandë.

Këtu Pavkovic, po e vuante dënimin prej 22 vjet burgim, meqë u gjet fajtor për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës.

Kërkesën për lirimin e tij të parakohshëm, e bëri vet qeveria serbe i cili u miratua nga Mekanizmi në Hagë.

Krejt kjo me arsyetimin, se ish-gjenerali famëkeq serb, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
I lumtur me rikthimin e Pavkoviq në Serbi, u shpreh Presidenti Aleksandar Vuçiq.

“Jam i lumtur që ai jetoi për të parë ditën kur mund të shikonte qiellin e lirë të vendit të tij nga toka e lirë e Serbisë së tij”, u shpreh Vuçiq.

Por, cila ishte veprimtaria e Pavkoviq, gjatë luftës së fundit në Kosovë?

“Ka qenë njëri nder përgjegjësit kryesor për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Që nga fundi i vitit ’98-të, ka qenë udheheqës i armatës së tretë i ushtrisë së Jugosllavisë që e ka mbuluar krejt Kosovës, pra sa i përkët ushtrisë ka qenë përgjegjësi kryesor për krimet e kryera në Kosovës”, ka thënë Bekim Blakaj nga Fondit për të Drejtën Humanitare.

Sipas Bekim Blakajt nga Fondi për të drejtën humanitare në Kosovë, pritja e Pavkoviq në Serbi, është e papranueshme.

“Kanë dërguar aeroplanin qeveritar serb atje, me një prononcim të vetin presidenti serb e ka ngritur në piedestal dhe e ka glorifikuar diçka që është e papranueshme, meqë ai është dënuar për krime kundër njerëzimit”, thotë ai.

Vendimi për dënimin e Pavkoviq dhe pesë ish-zyrtarëve të lartë shtetëror serbë, u shqiptua në vitin 2009 dhe ishte i pari i dhënë nga Tribunali për krimet e kryera nga Republika Federale e Jugosllavisë (RFJ) dhe forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Dhoma e Gjykimit zbuloi se këto krime u kryen në ekzekutimin e një sipërmarrjeje të përbashkët kriminale.

Sipas njoftimit nga ky Tribunal, Pavkoviq, u gjet fajtor për krimet e ushtrisë serbe në plot 13 komuna të Kosovës, që përfshinin dëbimet masive të civilëve shqiptarë të Kosovës nga shtëpitë e tyre, si dhe incidente vrasjesh, sulmesh seksuale dhe shkatërrim të qëllimshëm të xhamive.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK reagon ndaj ambasadorit gjerman, Gucati: Po parapërgatitet opinioni për vendimin e Gjykatës Speciale

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën