TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kolni kthehet si kampion në Bundesligë

by tëvë1
8 muaj ago
0
A A
Kolni kthehet si kampion në Bundesligë

Kolni është kthyer në Bundesligën gjermane si kampion, pasi të dielën e fitoi ndeshjen e fundit të kampionatit.

Bundesligën 2, skuadra e Leart Paqaradës e mbylli me 61 pikë, dy më shumë se Hamburgu.

Bashkë me Kolnin e Paqaradës, Bundesligën më herët e ka siguruar edhe Hamburgu i Emir Sahitit. Hamburgu ndeshjen e xhiros së 34-t e humbi në udhëtim te Greuther Furthi, 3:2.

Ndërkohë, Elversbergu i Fisnik Asllanit do të luajë në plejofin për ngjitje në elitën gjermane të futbollit për herë të parë në histori.

Paqarada kontribuoi me asistim të dielën në fitoren e thellë 4:0 të Kolnit ndaj Kaiserslauternit.

Mbrojtësi i majtë i Kosovës asistoi në golin për 1:0 në minutën e 14-të.

Ai luajti në tërë ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve.

Ndërkohë, Elversbergu fitoi 2:1 në udhëtim te Schalke në xhiron e fundit.

Nuk mungoi as kontributi i Asllanit, që ishte prej më të mirëve në gjithë kampionatin. Asllani ishte asistues në golin për 1:0 në minutën e 20-të.

Ai luajti deri në minutën e 86-të, ndërsa e mbylli kampanjën si golashënuesi i tretë më i mirë me 18 gola e nëntë asistime.

Elversbergu do të luajë për një vend në Bundesligë me skuadrën e Heidenheimit, që përfundoi në vendin e 16-të në elitën gjermane me 29 pikë.

Ndeshja e parë e plejofit luhet të enjten mbrëma nga ora 20:30 në “Voith Arena” të Heidenheimit. Dueli kthyes më pas luhet të hënën, më 26 maj, në shtëpinë e Elversbergut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Amir Rrahmani nënshkruan kontratë me të ardhura rekorde me Napolin

Rrahmani kthehet kundër Fiorentinas

Trepça kalon pengesën e parë në Ligën e Kampionëve

Adis Beqiragiq gjobitet dhe suspendohet

Asllani tejkalon lëndimin, gati për Çekinë

Genoa insiston për Asllanin

Rritet vlera e Medon Berishës në 6 milionë euro

Lecce i gëzohet rikuperimit të Medon Berishës

Amir Rrahmani nënshkruan kontratë me të ardhura rekorde me Napolin

Rrahmani kthehet kundër Fiorentinas

Sarajeva i bashkohet procedurës penale në rastin “Sarajevo Safari”

Sarajeva i bashkohet procedurës penale në rastin “Sarajevo Safari”

Instituti Albanologjik thotë se vendimi i Ministrisë së Arsimit nuk ka bazë ligjore

Instituti Albanologjik thotë se vendimi i Ministrisë së Arsimit nuk ka bazë ligjore

Trepça kalon pengesën e parë në Ligën e Kampionëve

Adis Beqiragiq gjobitet dhe suspendohet

Droni izraelit vret një person në Libanin jugor

Franca hedh poshtë pretendimin e shefit të NATO-s se Evropa nuk mund të mbrohet pa SHBA-në

Franca hedh poshtë pretendimin e shefit të NATO-s se Evropa nuk mund të mbrohet pa SHBA-në

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën