TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​“Kolapsi energjetik”, çfarë pritet të ndodh nga nesër me rrymë?

nga TËVË 1
20 Qershor, 2025
5
A A
​“Kolapsi energjetik”, çfarë pritet të ndodh nga nesër me rrymë?

Një ‘kolaps energjetik’ pritet ta përjetojë vendi nga nesër si rrjedhojë e mungesë së theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike.

Këtë gjendje e ka paraqitur sot kompania KESCO, e cila tha se në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit.

Pas kësaj, ka reaguar edhe KEK-u, duke thënë se nuk do të ketë kolaps, përkundër që tha se vetëm Njësia A3 është në operim.

“Njësia A3 është rikthyer në operim dhe po funksionon normalisht. Njësia B1 parashihet të rikthehet brenda 48 orëve, ndërkohë që po punohet maksimalisht për rikthimin në operim edhe të njësive të tjera të Termocentralit “Kosova A” në ditët në vijim”, thuhet në reagim.

Por, cilat pasoja mund të ndodhin nga kjo krizë energjetike? Njohësi i fushës së energjisë, Adhurim Haxhimusa, tha se rritja e importeve mund të reflektojë drejtpërdrejt në rritjen e tarifave për qytetarët dhe reduktimin e energjisë elektrike.

Në një deklaratë për KP, Haxhimusa theksoi se importi i energjisë elektrike ka një kosto dukshëm më të lartë sesa prodhimi vendor dhe se rritja e importeve mund të reflektojë drejtpërdrejt në rritjen e tarifave për qytetarët.

“Paqëndrueshmëria me furnizim të energjisë elektrike në Kosovë varet kryesisht nga qëndrueshmëria e gjenerimit nga impiantet gjeneruese të Kosovës A dhe Kosovës B. Si rrjedhojë vjetërisë së tyre, këto impiante janë të pa qëndrueshme dhe si rrjedhojë e kësaj kemi edhe ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike apo rritjen e nevojës për importe. Siç dihet importet me energji elektrike në Kosovë e kanë një çmim shumë më të lartë sesa gjenerimi vendor. Si rrjedhojë vjen edhe shtrenjtimi ose rritja e kostos së furnizimit me energji elektrike, për të cilën edhe KESCO bënë ftesë që të bëjmë kursim, ashtu që në vitin e ardhshëm të mos kemi nevojë për ngritje të tarifave ose përshtatje të tarifave për t’i mbuluar kostot e importeve shtesë që janë bërë në 2025…”, tha Haxhimusa.

Sipas Haxhimuses kjo situatë mund të ndikojë drejtpërdrejt në ngritjen e tarifave për qytetarët, nëse nuk merren masa për kursim dhe planifikim më të mirë.

“Rritja e importeve në Kosovë nënkupton edhe rritje të kostos së furnizimit me energji elektrike dhe rritja e kostos së furnizimit nënkupton edhe tarifa më të larta për konsumatorët…Nëse duam të kemi furnizim me energji elektrike ne duhet të importojmë. Importi shtesë ka kosto shtesë, nëse nuk duam t’i rritim tarifat për 2026-ën, ndoshta KESCO ia jep këtë informacion KEDS-it ashtu që të ketë ndërprerje varësisht nga regjionit KEDS-i përcakton”, potencoi Haxhimusa.

Në fund, Haxhimusa bëri thirrje që institucionet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ndërtuar një strategji afatgjate.

“Institucionet e Kosovës duhet t’i përgatitin rregullativat, kornizat ligjore ashtu që duke parasysh që kemi këtë vjetërsi të kapaciteteve gjeneruese ndoshta më e udhës do të ishte që t’i rezervojë disa kapacitete kudo qofshin ato në Evropë, kapacitete gjeneruese, të cilat ato prodhojnë atëherë kur ne kemi ndërprerje me energjinë elektrike…Institucionet e Kosovës kanë rënë disi në gjumë”, u shpreh Haxhimusa.

Njohësi i energjisë elektrike, Adhurim Haxhimusa tha se nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme për të rritur efikasitetin energjetik dhe për të siguruar burime alternative të prodhimit, vendi rrezikon të përballet me kosto gjithnjë e më të larta dhe një sistem energjetik të pasigurt për qytetarët.

Sipas njoftimit të KESCO-s, “në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit”, duke rritur ndjeshëm koston e furnizimit.

Ndërkaq, pas këtij njoftimi të KESCO-s, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar duke thënë se operimi i njësive prodhuese vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë kolaps prodhimi.

Krahas kësaj, përmes një shkrimi në Facebook, KEK njoftoi për një varg problemesh me të cilat është duke u përballur, duke thënë se Kosova A dhe Kosova B janë të stërvjetëruara dhe se po përballen me probleme teknike të paplanifikuara.

“Njësitë e Termocentralit “Kosova A” dhe “Kosova B” janë të stërvjetruara dhe përballen me defekte teknike të paplanifikuara dhe të vështira për t’u parashikuar me saktësi. Megjithatë, ekipet tona teknike janë në gatishmëri të plotë dhe reagojnë me profesionalizëm dhe përkushtim të menjëhershëm për çdo situatë”, thuhet në njoftimine KEK-ut.

Për krizën e energjetike të paralajmëruar, ka pasur reagime nga shoqëria civile dhe nga disa parti.

Tags: KEKKescoRrymaTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Nimani: Nisma do të kandidojë në të gjitha komunat

Nimani: Nisma do të kandidojë në të gjitha komunat

Nimani dyshon te Kurti: Nuk besoj që do t’i ndërtojë urat mbi Ibër

Nimani dyshon te Kurti: Nuk besoj që do t’i ndërtojë urat mbi Ibër

Smajljaj: Urat ndihmojnë integrimin, Kosova ka për obligim përfshirjen e të gjithë qytetarëve

Smajljaj: Urat ndihmojnë integrimin, Kosova ka për obligim përfshirjen e të gjithë qytetarëve

Pozhari: Dy urat mbi Ibër do të ndërtohen në një afat rekord, shumë shpejt do të përfundojnë

Pozhari: Dy urat mbi Ibër do të ndërtohen në një afat rekord, shumë shpejt do të përfundojnë

Emisioni “Info Nata” 20.06.2025

Emisioni “Info Nata” 20.06.2025

Nimani: Nisma do të kandidojë në të gjitha komunat

Nimani: Nisma do të kandidojë në të gjitha komunat

Izraeli dhe Irani vazhdojnë të kapin dronët e njëri-tjetrit

Izraeli dhe Irani vazhdojnë të kapin dronët e njëri-tjetrit

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.06.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.06.2025

Nimani dyshon te Kurti: Nuk besoj që do t’i ndërtojë urat mbi Ibër

Nimani dyshon te Kurti: Nuk besoj që do t’i ndërtojë urat mbi Ibër

Smajljaj: Urat ndihmojnë integrimin, Kosova ka për obligim përfshirjen e të gjithë qytetarëve

Smajljaj: Urat ndihmojnë integrimin, Kosova ka për obligim përfshirjen e të gjithë qytetarëve

Pozhari: Dy urat mbi Ibër do të ndërtohen në një afat rekord, shumë shpejt do të përfundojnë

Pozhari: Dy urat mbi Ibër do të ndërtohen në një afat rekord, shumë shpejt do të përfundojnë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X