TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Koci: Lëvizja e rajonit drejt BE-së mund të përshpejtohet nëse Serbia shihet si bllokuese e procesit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Koci: Lëvizja e rajonit drejt BE-së mund të përshpejtohet nëse Serbia shihet si bllokuese e procesit

Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci ka komentuar deklaratën e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.

Koci thotë se lëvizja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE mund të përshpejtohet nëse Serbia fokusohet si bllokuese e këtij procesi.

“Serbia ka probleme me Bosnjën dhe me këtë problem e bllokon Bosnjën. Tash ka filluar të ketë probleme me Malin e Zi. Ka ndërhyrje të hapur ndaj Malit të Zi, e bllokon Malin e Zi. Para pak ditësh dëgjuam edhe për kërcënime ndaj Maqedonisë, mos të flas për Kosovën. Prandaj unë mendoj se lëvizja e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të shpejtohet nëse Brukseli qartë e fokuson Serbinë si shkaktare të bllokimit të kësaj lëvizjeje. Në këtë variant këto pesë vende tjera do të mund të lëvizin. Ndryshe nëse mbetet ai përkushtimi për përfshirjen e të gjashtave njëkohësisht, ajo jo në vitin 2030 por ajo nuk mund të realizohet në bindjen time as në vitin 2050”, ka thënë Koci në Ditari në Tëvë 1.

Tutje ai ka shtuar se Serbia po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Lindjes, duke përmendur edhe iniciativën për t’iu bashkuar organizatës BRICS.

“ShBA dhe BE janë duke bërë përpjekje maksimale për ta kthyer Serbinë nga Perëndimor, por Serbia është duke lëvizur në drejtim të Lindjes. Zakonisht thuhet se Serbia luan me dy letra: me njërën këmbë në Perëndim e me tjetrën në Lindje. Unë nuk mendoj ashtu. Unë mendoj se ata janë me dy këmbët në Lindje, në Moskë. Këtë e dëshmuan javën e fundit në Athinë ku refuzuan që në deklaratë të përfshihej kërkesa për sanksionim të Rusisë dhe ai formulim u hoq. Refuzuan që Putini të përmendej si i ndjekur nga Gjykata Ndërkombëtare për krime ndaj njerëzimit. Edhe ai formulim u hoq”, ka deklaruar Koci.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Kurti: Objekti i ri i ATK-së në veri do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve

Kurti: Objekti i ri i ATK-së në veri do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve

A duhet Vjosa Osmani të rikthehet në LDK, kjo është përgjigjja e Isa Mustafës

A duhet Vjosa Osmani të rikthehet në LDK, kjo është përgjigjja e Isa Mustafës

Irani njofton se një rafineri nafte në ishullin Lavan u sulmua pas shpalljes së armëpushimit

Irani njofton se një rafineri nafte në ishullin Lavan u sulmua pas shpalljes së armëpushimit

Qeveria gjermane shuan shpresat për çmime më të ulëta të karburantit

Qeveria gjermane shuan shpresat për çmime më të ulëta të karburantit

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Si e pritën vendet e Lindjes së Mesme armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit

Si e pritën vendet e Lindjes së Mesme armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit

Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën