TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Koci: Janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë në sulmin e Banjskë

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Rasti Banjska, Koci: Gjykim kompleks, kemi interes që të kryhet ky shpejt

Arianit Koci, avokat i familjes së rreshterit, Afrim Bunjaku tha se ka informacione që edhe shumë persona të tjerë janë të përfshirë në rastin e sulmit terrorist në Banjskë, ndërsa shtoi se ekziston mundësia për ngritje të ndonjë aktakuze të re apo do të zgjerohet kjo aktualja për këtë rast.

Këto komente avokati Koci i bëri pas përfundimit të seancës së shqyrtimit fillestar për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, me ç’rast tre të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë për veprat që i ngarkon aktakuza.

“Pres që do të dënohen të gjithë për shkak se ka prova të pakundërshtueshme. Është çdo gjë e qartë që në fillim kam informacione që janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë a do të ngritët edhe ndonjë aktakuzë e re, apo do të zgjerohet kjo mbetet në strategjinë e Prokurorisë, sidoqoftë hetimet për këtë rast në mënyrë të vrullshme dhe intensive po vazhdojnë”, theksoi ai.

Duke u shprehur optimist që kërkesën e Themelores për mendimin juridik Gjykata Supreme do ta trajtoj me prioritet, avokati i familjes së rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku tha se Serbia do t’i dorëzoj të akuzuarit tjerë që janë të përfshirë në arrati.

“Për ta më jetë nuk ka, të gjithë janë në kërkesën e kuqe të Interpol-it, por ata jo që nuk mund të dalin nga Serbia, pres që çdo moment Serbia ose kur t’i vije koha që t’i dorëzoj në Kosovë realisht ky do të jetë një prej kushteve bazike për Serbinë të vazhdoj më tutje ose në organizata ndërkombëtare apo Bashkimin Evropian”, deklaroi Koci.

Ljubomir Pantoviq, mbrojtësi i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq u shpreh se nuk dëshiron t’i theksoj arsyet se pse të akuzuarit Spasojeviq dhe Toliq zgjodhën të mos deklarohen rreth fajësisë sot.

“Dy të pandehurit e parë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre ligjore që të mos deklarohen për fajësinë, kjo e drejtë garantohet nga Kodi i Procedurës Penale, dhe nuk do të komentoja, nuk do të theksoja veçanërisht arsyet pse ata zgjodhën këtë mënyrë të deklarimit sot”, theksoi ai.

Ndërsa, avokati i Vladimir Toliq, Milos Deleviq tha se nuk mund ta pranojnë këtë aktakuzë.

“Vladimir Toliq nuk ka dashur të deklaroj fajësinë në këtë fazë të procedurës, ne nuk mund ta pranojmë këtë aktakuzë, përmbajtjen e saj, dhe veçanërisht kualifikimet e veprës. Natyrisht, nuk e kontestojmë se ai ka qenë pjesëtar i grupit të armatosur që ka ndodhur në Banjskë atë ditë, mirëpo, siç e thashë, tani për tani nuk mund ta pranojmë këtë përmbajtje të aktakuzës, do të shfrytëzojmë të drejtën e kundërshtimit në aktakuzë, do ta shohim mendimin e kryetarit të kolegjit, nëse është e nevojshme, dhe të Gjykatës së Apelit por edhe Supremes”, theksoi ai për KP.

Jovana Filipoviq, mbrojtëse e të akuzuarit, Dusan Maksimoviq tha se do të paraqesin kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

“Maksimoviq Dushan sot është deklaruar se nuk është fajtor për veprat që i ngarkohen me këtë aktakuzë, ai pretendon se nuk ka asnjë përfshirje të tij në këto vepra penale, kështu që në përputhje me këtë ne do të paraqesim kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave dhe shpresojmë se gjykata në shqyrtimin e provave do të jetë e të njëjtit mendim si ne”, u shpreh avokatja e Maksimoviq.

Seanca e kaluar më 25 shtator ishte shtyrë pasi mbrojtja e të akuzuarve nuk kishte arritur të përgatitej.

Ndërsa, po në seancën e kaluar trupi gjykues vendosi ta veçoj rastin për gjykim ndaj tre të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq që janë në paraburgim, ndërsa nga Gjykata Supreme ka kërkuar mendim juridik nëse 42 të akuzuarit tjerë mund të gjykohen në mungesë apo jo.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Tags: arianit kociBanjskasulmi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Oferta e Tëvë1 për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale

Oferta e Tëvë1 për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale

Ardian Nuhiu do të bëhet trajner i Tiranës?

Ardian Nuhiu do të bëhet trajner i Tiranës?

Interi Miami me kontratë të re për Messin

Miqësore me Argjentinën për 12 milionë euro, por për një arsye të madhe

Emisioni “Ditari” 30.10.2025

Emisioni “Ditari” 30.10.2025

Kosova si shembull – Federata evropiane e xhudos i vlerëson lartë kosovarët

Kosova si shembull – Federata evropiane e xhudos i vlerëson lartë kosovarët

Qatip Osmani largohet nga Malisheva

Qatip Osmani largohet nga Malisheva

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën