TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeveria

by teve1
2 orë ago
0
A A
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeveria

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës, duke e akuzuar atë për neglizhencë ndaj pensionistëve dhe kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.

Në reagimin e tij, KMDLNJ vlerëson se ekzekutivi po ndan mjete buxhetore për kategori të ndryshme, ndërsa, sipas tyre, pensionistët, përfituesit e skemave sociale, veteranët dhe invalidët e luftës po përballen me vështirësi serioze për mbijetesë.

Sipas KMDLNJ-së, rritja e çmimeve dhe kostos së jetesës është në shpërputhje të madhe me mundësitë financiare të shumicës së familjeve në Kosovë.

Organizata thotë se përkundër rritjes së vazhdueshme të çmimeve, pensionet gjatë gjashtë viteve të fundit janë rritur vetëm 20 për qind, apo mesatarisht rreth 3.25 për qind në vit.

KMDLNJ ka kritikuar gjithashtu vendimin për ndarjen e pagesës së 13-të për shërbyesit civil dhe mbështetjen financiare prej 500 mijë eurosh për futbollistët e Kombëtares së Kosovës, duke thënë se këto masa nuk kanë prekur shtresat më të rrezikuara të shoqërisë.

“Me këto pensione nuk mund të sigurohet as një vdekje dinjitoze, e lëre më një jetë dinjitoze”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Po ashtu, kjo organizatë ka ngritur shqetësime edhe për çështjen e tarifave të energjisë elektrike, duke pretenduar se qytetarët e Kosovës janë dëmtuar rëndë ndër vite nga politikat e faturimit dhe nga rritja e çmimeve të energjisë.

KMDLNJ vlerëson se Qeveria ka dështuar të mbrojë të drejtat e njeriut për grupet më të cenueshme dhe më kontributdhënëse të shoqërisë, duke ua mohuar, sipas tyre, një jetë të dinjitetshme përmes pensioneve dhe pagesave të arsyeshme.

Në fund, KMDLNJ thekson se në vendet e rajonit pensionet dhe skemat sociale janë rritur disa herë, ndërsa në Kosovë, sipas tyre, ka pasur vetëm improvizime dhe manipulime pa efekt real për qytetarët në nevojë.

Sot, qeveria e Kosovës ka ndarë pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publikë në vend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani shpërndan Kuvendin pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, vendi shkon në zgjedhje

Kushtetuese e shpall të papranueshme kërkesën e Vjosa Osmani për çështjen e KQZ-së

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Albulena Haxhiu për procedurën e zgjedhjes së Presidentit

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

DnV publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025

Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano

Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën