TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KMDLNj kritikon menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë, rekomandon kamera afër kontejnerëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Qytetarët e Fushë-Kosovës të shqetësuar për gjendjen e kontejnerëve të stërmbushur

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka ngritur si shqetësim menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë, duke thënë se është menaxhimi i keq, që nga cilësia, numri, lokacioni ku janë të vendosur kontejnerët e deri te grumbullimi, mbledhja dhe largimi i tyre.

KMDLNj shtron pyetjen se çfarë logjike ka të mbingarkohen sheshet si ai “Adem Jashari“, “Zahir Pajaziti“ dhe “Skënderbeu” me panaire të ndryshme, shërbime gastronomike etj. kur platoja mbi

Pallatin e Rinisë ka hapësirë të mjaftueshme dhe nuk shfrytëzohet fare.

“KMDLNj rekomandon drejtorinë përkatëse në komunën e Prishtinës të bëjë një incizim të gjendjes ekzistuese të kontejnerëve dhe pikave të grumbullimit të mbeturianve si dhe deponisë së mbeturinave. KMDLNj –ë rekomandon që në të gjitha pikat ku janë të vendosur kontejnerët të mbulohen me kamera në mënyrë që abuzuesit me mebturina të dënohen për shkeljet eventuale që i bëjnë”, thuhet në reagim.

Reagim i KMDLNj – së:

PRISHTINA, “QYTET METROPOLITAN”, APO DEPONI E PLEHRAVE!

Pas zgjedhjeve lokale të fundit dhe pasi kryetar u zgjodhë Përparim Rama, arkitekt, qytetarët e Prishtinës besuan se qyteti i tyre do të marrë tjetër pamje për faktin se një profesionist i fushës shumë lehtë dhe drejtë i identifikon problemet sikur edhe prioritetet për zgjidhjen e tyre. U bënë disa veprime për lirim të hapësirave publike kurse, në anën tjetër po lëshohen me qira hapësirat publike që janë shumë të domosdoshme për lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Çfarë logjike ka të mbingarkohen sheshet si ai “Adem Jashari“, “Zahir Pajaziti“ dhe “Skënderbeu” me panaire të ndryshme, shërbime gastronomike etj. kur platoja mbi Pallatin e Rinisë ka hapësirë të mjaftueshme dhe nuk shfytëzohet fare. Nuk ka asnjë logjikë ekonomike që sheshet të lëshohen për shërbime gastronomike duke dëmtuar gastronomët që kanë lokale, paguajnë taksa, qira, kontribute tjera dhe fuqi punëtore gjatë 12 muajve sikur që krijojnë papastërti të madhe në sheshe dhe nxisin ngatërresa për shkak të konsumimit të pakontrolluar të pijeve alkoolike. Qentë endacakë përsëri janë rikthyer në sheshet e Prishtinës duke krijuar një pasyrë të keqe për kryeqytetin e Kosovës sikur që i rrezikojnë edhe qytetarët e Prishtinës dhe vizitorët, në radhë të parë të fëmijëve, femrave dhe të të moshuarve sidomos nëse janë afër kontejnerëve ku vendosen plehrat. Ka indikacione se qentë endacakë po sillen nga qytetet tjera të Kosovës dhe po “zbarkohen“ në Prishtinë.

Aktualisht problemi kryesor i Prishtinës është menaxhimi i keq me mbeturina, që nga cilësia, numri, lokacioni ku janë të vendosur kontejnerët e deri te grumbullimi, mbledhja dhe largimi i tyre. Në shumë vende ku janë të vendosur kontejnerët, më shumë ka mbeturina jashtë kontejnerëve, se brenda tyre. Era kundërmuese paraqet problem të madh për banorët, kalimtarët si dhe objektet gatsronome dhe bizneset tjera. Pastaj, mbeturinat jashtë kontejnerëve tërheqin një numër të madh të qenve endacakë të cilët e konsiderojnë si “territor të vetin“ andaj edhe sulmojnë kalimtarët e rastit sikur që bartin mbetje ushqimore në hapësira tjera. Kontejnerët janë të dëmtuar, nuk mirëmbahen si duhet prandaj qentë endacakë, në mungesë të kapakëve, hyjnë brenda kontejnerëve. Në këto temperatura jashtëzakonisht të larta, menaxhimi i keq i mbeturinave lehtësisht mund të shkaktojnë sëmundje, sidomos për grupet e cenueshme. KMDLNj–ë vlerëson se edhe qytetarët nuk tregohen të disiplinuar duke mos i hedhur mbeturinat në kontejnerë por në hapësira rreth tyre sikur edhe aty ku i kanë më afër. Hedhja e materialeve inerte paraqet problem të madh për punëtorët e “Pastrimit“ shkaku se ata kryesisht i marrin mbeturinat që janë në kontejnerë. KMDLNj–ë po dyshon se kjo po bëhet me qëllim që një operator tjetër të merret me menaxhimin e mbeturinave.

KMDLNj–ë rekomandon drejtorinë përkatëse në komunën e Prishtinës të bëjë një incizim të gjendjes ekzistuese të kontejnerëve dhe pikave të grumbullimit të mbeturianve si dhe deponisë së mbeturinave. KMDLNj –ë rekomandon që në të gjitha pikat ku janë të vendosur kontejnerët të mbulohen me kamera në mënyrë që abuzuesit me mebturina të dënohen për shkeljet eventuale që i bëjnë. Të gjithë kontejnerët duhet të ndërrohen, sidomos at që janë të dëmtuar, pa kapakë dhe nga të cilët ka rrjedhje që barten edhe në lokacionet jashtë duke shpërndarë kundërmimin dhe papastërtinë. KMDLNj –ë kërkon të përmirësohen kushtet për të punësuarit e “Pastrimit“ dhe të merren seriozisht rekomandimet e cekura në lartë në mënyrë që të krijohet një mjedis më i shëndetshëm për qytetarët e Prishtinës dhe vizitorët. Në të kundërtën qytetarët duhet të reagojnë në mënyrë të organizuar në mbrojtje të mjedist ku jetojnë dhe shëndetit të tyre, si të drejta të njeriut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën