TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

KMDLNj kërkon dorëheqjen e Arbërie Nagavcit

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Nagavci në shënimin e ditës me sindromin Down:  Gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta për të gjithë

Arberie Nagavci

Sipas KMDLNJ-së Nagavci nuk ka treguar kapacitete profesionale për ta zgjidhur problemin e grevës.

“KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon dorëheqjen e ministres së MASHT-it për shkak të mungesës së kapacitetit profesional për të menaxhuar MASHT –in dhe, sidomos grevën, pas situatës së krijuar. KMDLNj edhe më parë ka kërkuar të gjendet një zgjidhje për të ndërprerë grevën, qoftë përmes bisedimeve apo deklarimit të njëanshëm për ndërprerje të grevës”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë që SBAShK-ut i ka kërkuar që ta ndërperjë grevën, pasi çdo vazhdim i grevës dëmton reputacionin e sindikatës dhe është në kundërshtim me të drejtat e nxënësve, raporton teve1.info

Tutje KMDLNj ia ka tërhequr vërejtjen edhe komunës së Prishtinës për grevë, duke thënë se kjo grevë po shkakon shumë dëme qytetarëve të Prishtinës duke filluar nga foshnjat që duhet të regjistrohen e pastaj bizneseve të shumta.

“KMDLNj tërheq vërejtjen edhe për grevën në komunën e Prishtinës që u shkakton shumë dëme qytetarëve të Prishtinës, që nga foshnjat që duhet të regjistrohen, bizneseve të shumta dhe qytetarëve që janë të privuar nga ofrimi i shërbimeve e që aktualisht janë të pjesshme”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, greva në arsim ka filluar që nga 25 gushti, ndërsa Këshilli i Prindërve ka paralajmëruar protesta nëse deri më 1 tetor nuk fillon mësimi.

Komunikata e plotë:

SBASHK- u, si përfaqësues i mbrojtjes së të drejtave të mësimdhënësve, në përputhje me mandatin dhe ligjeve në fuqi ka organizuar një grevë të paralajmëruar me kërkesa ndaj qeverisë për plotësimin e kushteve mirëpo ka hasur në një përkrahje të pjesshme andaj greva po vazhdon me ç ‘rast mbi 320,000 nxënës kanë humbur miliona e miliona orë të mësimit, duke e dëmtuar shumë procesin arsimor i cili, edhe ashtu ishte i cenuar. Aq më parë që këto orë nuk do të zëvendësohen, sipas paralajmërimeve të SBASHK-ut.

KMDLNj e njeh të drejtën e grevës, si njërën ndër të drejtat e njeriut  nëse është në përputhje me ligjin  dhe nuk i rrezikon të drejtat e të tjerëve. Qeveria e Kosovës ka qenë e paralajmëruar shumë muaj më parë për grevën mirëpo nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për ta qetësuar situatën përmes një marrëveshjeje të negociuar dhe të pranuar nga dy palët, deri në një zgjidhje më të mirë, kur të krijohen kushtet dhe mundësitë. Në aspektin ligjor dhe të mandatit greva e SBASHK-ut nuk mund të kundërshtohet e as të gjykohet.

KMDLNj, në çdo reagim, edhe para fillimit të grevës ka bërë thirrje publike palëve të bisedojnë kurse grevën e konsideron si masë të skajshme. Në këtë kontekst, KMDLNj mendon se nuk janë shfrytëzuar mundësitë parandaluese, në radhë të parë nga qeveria përkatësisht MASHT -i i cili, më shumë është angazhuar ta thyejë grevën përmes përçarjes, se që është angazhuar për një zgjidhje të mundshme.

Për këtë arsye KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon dorëheqjen e ministres së MASHT-it për shkak të mungesës së kapacitetit profesional për të menaxhuar MASHT –in dhe, sidomos grevën, pas situatës së krijuar. KMDLNj edhe më parë ka kërkuar të gjendet një zgjidhje për të ndërprerë grevën, qoftë përmes bisedimeve apo deklarimit të njëanshëm për ndërprerje të grevës.

KMDLNj, mendon se SBASHK –u e ka përmbyllur detyrimin, në këtë rast moral ndaj anëtarësisë mirëpo, çdo vazhdim i mëtutjeshëm i grevës do t’i dobësojë pozicionet e SBASHK-ut  aq më parë që për dëmet e jashtëzakonshme që po i bëhet procesit arsimor, e tërë përgjegjësia po i adresohet SBASHK –ut e që nuk është e vërtetë. Me stërzgjatjen e grevës e cila është edhe kundër parashikimeve të SBASHK –ut, janë krijuar të gjitha kushtet që SBASHK –u të tregojë një vullnet të njëanshëm ( kur mungon vullneti i qeverisë) dhe të ndërpres grevën. Nuk ka zgjidhje tjetër në këtë situatë !

KMDLNj gjithnjë ka reaguar kundër linçimit publik të orkestruar ndaj SBASHK –ut dhe kryetarit, Rrahman Jasharaj si reagim nga pozita e të fortit e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Nëse qeveria e Kosovës ka qëndrim linçues ndaj SBASHK-ut, e kjo është e pakundërshtueshme, edhe SBASHK –u mbanë përgjegjësi faktike dhe konkrete për shkelje të drejtave të njeriut të nxënësve andaj duhet të ndërpres me shkelje të këtyre të drejtave. KMDLNj ka monitoruar protestat e organizuara në entet parashkollore dhe në disa shkolla dhe kërkesat e tyre i konsideron si të drejta dhe të arsyeshme hiç këtu angazhimet për grevë-thyerje nga pozitat ekskluzivisht partiake.

KMDLNj tërheq vërejtjen edhe për grevën në komunën e Prishtinës që u shkakton shumë dëme qytetarëve të Prishtinës, që nga foshnjat që duhet të regjistrohen, bizneseve të shumta dhe qytetarëve që janë të privuar nga ofrimi i shërbimeve e që aktualisht janë të pjesshme.

KMDLNj pret dhe shpreson se greva e SBASHK-ut do të përfundojë shpejt dhe do të nisë procesi arsimor duke theksuar se në këtë rast SBASHK –u nuk do të jetë palë e humbur. Nëse këmbëngul të vazhdojë këtë grevë në këtë mënyrë atëherë, pa asnjë dyshim më së shumti do të humb SBASHK-u, përjashtuar nxënësit që, edhe deri më tani janë humbësit më të mëdhenj, pa fajin e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Absurde, Gjykata Kushtetuese pezulloi punën e 120 deputetëve të Kuvendit

Haxhiu: Absurde, Gjykata Kushtetuese pezulloi punën e 120 deputetëve të Kuvendit

Haxhiu thotë se e drejta e vetos për Listën Serbe do të përbënte zgjerim të Pakos së Ahtisaarit

Haxhiu thotë se e drejta e vetos për Listën Serbe do të përbënte zgjerim të Pakos së Ahtisaarit

“Shteti ynë është unitar” – Haxhiu: Kushtetuta s’lejon veto të Listës Serbe

“Shteti ynë është unitar” – Haxhiu: Kushtetuta s’lejon veto të Listës Serbe

Hasani: Pa nënkryetarin serb, Kuvendi s’është i konstituuar

​A po synohet të bllokohet shteti për një nënkryetar të Kuvendit të Kosovës?

“Me Serbinë, një ndeshje e madhe”/ Bajrami pas fitores me Letoninë: Më mirë luaj pas sulmuesit, por për Kombëtaren rëndësi kanë tri pikët

“Me Serbinë, një ndeshje e madhe”/ Bajrami pas fitores me Letoninë: Më mirë luaj pas sulmuesit, por për Kombëtaren rëndësi kanë tri pikët

Haxhiu: Absurde, Gjykata Kushtetuese pezulloi punën e 120 deputetëve të Kuvendit

Haxhiu: Absurde, Gjykata Kushtetuese pezulloi punën e 120 deputetëve të Kuvendit

Shqipëria mirëpret për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Shqipëria mirëpret për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Brazili pëson humbjen e parë me Ancelottin, Presidenti i CBF: Luajtëm 11 kundër 14!

Brazili pëson humbjen e parë me Ancelottin, Presidenti i CBF: Luajtëm 11 kundër 14!

Prezantim i dyfishtë nesër te Juventusi, Zhegrova dhe Openda

Prezantim i dyfishtë nesër te Juventusi, Zhegrova dhe Openda

Haxhiu thotë se e drejta e vetos për Listën Serbe do të përbënte zgjerim të Pakos së Ahtisaarit

Haxhiu thotë se e drejta e vetos për Listën Serbe do të përbënte zgjerim të Pakos së Ahtisaarit

Man City del me njoftim për lëndimin e Marmoush, mungon në derbin e qytetit

Man City del me njoftim për lëndimin e Marmoush, mungon në derbin e qytetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X