Skuadra polake, Widzew Lodz është krenuar me paraqitjen mbresëlënëse të Dion Gallapenit në duelin Kosovë – Suedi.
Gallapeni i cili luan tek ky klub në Poloni, zhvilloi një paraqitje tejet të mirë në duelin ndaj Suedisë, të cilin Kosova e fitoi me rezultatin 2:0.
Mbrojtësi 20 vjeçar ishte më i vlerësuari i ndeshjes nga të gjitha platformat e matjeve të statistikave të futbollistëve në ndeshje.
Më poshtë keni postimin e ekipit polak:
“Një performancë e shkëlqyer nga Dion Gallapeni në përballjen ndaj Suedisë. Gallapeni bëri një pasim vendimtar në golin e parë dhe u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes|, shkroi klubi.