TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KLMDNJ uron të dështojë marrëveshja për burgje me Danimarkën, paralajmëron pengesa për anëtarësim në KE

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
KLMDNJ uron të dështojë marrëveshja për burgje me Danimarkën, paralajmëron pengesa për anëtarësim në KE

Por në Shërbimin Korrektues të Kosovës deri më tani nuk kanë pasur kërkesa  të tjera për marre me qera të burgjeve, ka konfirmuar Ismail Dibrani, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues

Ai tha se jo vetëm për shkaqe financiare, por edhe trajtimi i dinjitetshëm i të burgosurve janë arsyet që Mbretëria e Danimarkës ka zgjedhur Kosovën për transferimin e të burgosurve.

“Realisht ne nuk kemi pranuar kërkesa vetëm atë keni parë edhe ju nëpër media. Përzgjedhja e Danimarkës nuk është bërë vetëm për shkaqe financiare por Danimarka Kosovën e ka përzgjedhur edhe për shkak të trajtimit të dinjitetshëm dhe raporteve ndërkombëtare që vlerësohet se Kosova në aspektin e trajtimit të dënuarve ka rritur standardet më të larta Evropiane. Ne në shumë tryeza e konferenca ndërkombëtare merremi edhe si shembull i suksesit sa i përket trajtimit të dënuarve po sigurisht që në këtë aspekt ne do të përfitojmë të mira materiale sepse kostoja e kësaj marrëveshje është 21 milionë euro në vit. Për 10 vite do t’i fitojmë 210 milion euro, 6 vite në vijim shfrytëzohen për energji të ripërtërishme dhe 15 milion euro do të shfrytëzohen për SHKK”.

Ai thotë se momentalisht i kanë 800 vende të lira në burgje, duke shtuar se me strategjinë zhvillimore të ShKK-së kanë paraparë mbylljen e dy qendrave të paraburgimit në Pejë dhe në Prizren, me ç’rast do të ndërtohet një qendër e  vetme e paraburgimit.

“Për momentin kur po flasim ne, vetëm sot i kemi afër 800 vende të lira por në strategjinë zhvillimore të SHKK është paraparë edhe mbyllja e dy burgjeve që është lajm i ri, është në diskutim e sipër. Domethënë që të mbyllet qendra e paraburgimit në Pejë dhe në Prizren e do të ndërtohet një qendër e re e paraburgimit ku kapaciteti do të jetë më i madh. Edhe pse edhe për sot kur po flasim ne kemi kapacitete të mjaftueshme për këta të dënuar që i kemi në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan të cilët do të shpërndahen në qendra tjera”.

Bexhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njëriut (KMDLNj) thotë se Ministria e Drejtësisë në vend më shumë po interesohet se si t’ua përmirësojë kushtet të burgosurve që do të vijnë nga Danimarka se sa atyre që janë në vendin tonë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë e kam një përshtypje se më shumë po angazhohet se si t’ua përmirësojë kushtet atyre të burgosurve që do të vijnë nga Danimarka, ata kriminelët që i ka blerë ose ia ka shit Danimarka Kosovës 300 vetë e që do ti dërgojnë në qendër të paraburgimit në Gjilan se sa që po investohet për të burgosurit këtu që janë brenda Kosovës”.

Shala shpreson dhe uron që kjo marrëveshje të dështoj pasi sipas tij, është e papranueshme që në kuadër të shtetit të jenë dy sisteme korrektuese e se do të krijonte probleme edhe tek Këshilli i Evropës.

“Mirëpo Kosova e ka bërë një gabim të madh, një marrëveshje me Danimarkën e cila KLMDNj shpreson dhe uron të dështoj sepse danezët thuajse po e dështojnë këtë marrëveshje sepse Ministri i Drejtësisë ka dhënë dorëheqje dhe është dashur edhe nga ana jonë të ketë një përgjigje për atë. Tash edhe për Këshillin e Evropës është e papranueshme që në kuadër të shtetit t’i kemi dy sisteme korrektuese. Dy sisteme të kundërta në trajtimin e personave të privuar nga liria. Mendoj se në qoftë se shkohet paralelisht të siguroni kushte optimale apo maksimale për 300 të burgosur që Kosova i ka bërë, apo i ka shitë Danimarka Kosovës i ka gjuajtur si teprica. Asnjëri prej tyre nuk është shtetas i Danimarkës, krejt janë shtetas të shteteve të tjera të cilët Danimarka nuk i do dhe nuk ka mundur t’i sistemoj”.

Shala pesimist edhe sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo edhe për shkak të një varg problemesh të tjera.

“Sigurisht gjatë ecjes për anëtarësim për Këshill të Evropës edhe pse unë jam skeptik për KE. Kosova para një viti, dy vite as që do të vjen në radhë për Këshill të Evropës, natyrisht që do të ketë ndryshime ligjore. Në qoftë se ratifikohet kjo marrëveshja me Danimarkën, këtu do të ketë ndryshime ligjore se në njëfarë mënyrë po prek sovranitetin e shtetit. Po, natyrisht që do të ndryshon ndonjë ligj po, ndryshimi i ndonjë ligji eventual për Kosovën dhe për të burgosurit në Kosovë vetëm i bënë mirë Kosovës dhe vetëm i bënë mirë të burgosurve dhe Shërbimit Korrektues”./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

“Info Nata”- 15.12.2025

“Info Nata”- 15.12.2025

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën