TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Klinika Neurologjike disa javë pa ashensor

Në Klinikën Neurologjike pacientët po përballën me mungesën e ashensorit. Kjo gjë po i shkakton vështirësi atyre, por punimet për zëvendësimin e ashensorit janë duke vazhduar dhe sipas klinikës në fjalë, priten të përfundojnë brenda një muaji.

by Rinesa Osmanaj
3 vjet ago
0
A A
Klinika Neurologjike disa javë pa ashensor

Tash e disa javë detyrohen të përdorin vetëm shkallët.

Kjo pasi në këtë klinikë kanë filluar punimet për ashensorin e ri.

Por mosfunksionimi i ashensorit ka bërë që pacientët e shtrirë në këtë klinikë të hasin në vështirësi.

Madje familjarët detyrohen të kërkojnë ndihmë nga të tjerët.

E me këtë problem po përballët edhe Nexhmije Lushi, e cila e ka babin të shtrirë në këtë klinikë.

“Të hënën ka pas me i bë disa incizime të thella për shkak që ka pasur gjakderdhje në tru është dashur me ja bo rezonancën. E kemi pas shumë të vështirë sepse është dashur mi thirrë krejt njerëzit që janë këtu për familjarët e vet me na ndihmu me zbrit poshtë me krevatin e tij. Ka pasur gjakderdhje në tru dhe ka pasur tani shumë probleme edhe i ka ardh edhe me vjell për shkak që e kemi lëvizur për shkak shkallëve”, ka thënë Nexhmije Lushi-qytetare.

Lidhur me këtë çështje, nga Klinika Neurologjike thonë se ashensori në fjalë është i vjetër dhe është vendosur që të zëvendësohet me një të ri.

Sipas tyre kjo punë do të zgjasë deri në një muaj.

“Për këtë situatë ne kemi marrë masa dhe jemi duke u munduar maksimalisht që pacientët më të rëndë me vështirësi në lëvizje t’i mbajmë në katin e parë (përdhes) kurse ata më të lëvizshëm t’i bartim përmes shkallëve në katin e dytë. Mund të ketë ndonjë përjashtim për shkak se edhe kapacitetet e katit të parë janë të kufizuara (14 shtretër)”, thonë nga Klinika Neurologjike.

Ndër të tjera, nga klinika në fjalë u kërkua mirëkuptim nga pacientët dhe familjarët, sepse sipas tyre, vendosja e një ashensori të ri do të ndihmojë pacientët dhe jo vetëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu prezanton projektplanin për agjendën parlamentare për çështje të grave dhe barazi gjinore

Haxhiu prezanton projektplanin për agjendën parlamentare për çështje të grave dhe barazi gjinore

​Mungesa e mbledhjeve të rregullta po e pamundëson shqyrtimin e ankesave të qytetarëve

​Mungesa e mbledhjeve të rregullta po e pamundëson shqyrtimin e ankesave të qytetarëve

Gërxhaliu: Tri hematoma në trupin e Maria Clarës mund të jenë shkaktuar natën kritike

Gërxhaliu: Tri hematoma në trupin e Maria Clarës mund të jenë shkaktuar natën kritike

Hoti kritikon lidershipin aktual të LDK-së, nuk e përjashton kandidaturën për kryetar

“Mesditë”- 20.11.2026

“Mesditë”- 20.11.2026

Prishtina – Drenica, ndeshja hapëse e xhiros 14

Xhiroja e 14-t hapet me ndeshjen Prishtina – Drenica

Liga e Parë me risi, Liria – Rilindja 1974 luhet nën reflektorët e dritave

Kampionia kundër nënkampionit në derbin e xhiros në basketboll

Portieri Courtois rinovon kontratën me Realin

Portieri Courtois rinovon kontratën me Realin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën