TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Klinika e Psikiatrisë rifillon dhënien e certifikatave mjekësore për leje të armëmbajtjes

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Një person ik nga Klinika Psikiatrike në Prishtinë

Shtatëdhjetë e dy certifikata mjekësore janë dhënë nga Klinika e Psikiatrisë për qytetarët që kanë kërkuar të pajisjen me leje për armëmbajtje. Ky shërbim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është rikthyer në shtator të këtij viti

Personat e interesuar duhet t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore nga disa profesionistë shëndetësorë.

Detajet e procedurave për pajisjen me këtë certifikatë i tregon, drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci.

“Ne e bëjmë organizimin e vizitave apo kontrolleve mjekësore për certifikata për lejen për armëmbajtje, ditën e martë dhe të mërkurë procesi shkon ashtu që personat që janë të interesuar t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore të lajmërohen në ora 13:00, marrin fletëpagesën dhe pastaj nga ora 14:00 do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore nga gjashtë profesionistë: specialist i ORL-së, oftamologu, mjeku familjarë, neurologu, psikiatri dhe psikologu. Mirë është duke shkuar si proces, interesimi është duke u rritur edhe kjo mendoj është për pasojë se për një periudhë të gjatë ky shërbim në kuadër të Qendrës Klinike Universitare nuk është ofruar”, thekson Kutllovci.

Dhënia e certifikatës mjekësore për leje të armëmbajtjes po konsiderohet si një mekanizëm i cili ka efekt pozitiv në sigurinë e vendit.

Njohësi i balistikës dhe sigurisë, Xhemajl Ademaj thotë për KosovaPress, se pajisja me këtë certifikatë mjekësore tregon se arma që posedon qytetari është me e kontrollueshme.

“Çdo kush që tenton ta kryej një krim së pari mendon tek ajo se nuk do të zbulohet, prandaj kur ti e ke armën e evidentuar në disa institucione dhe po e quajmë ‘normal’ me certifikatë të mjekut atëherë e rrit sigurinë se nuk e përdorë kur e dinë se do të zbulohesh… Kjo do ta rrisë efektin në siguri në përdorimin e armëve”, thotë Ademaj.

Nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se brenda dhjetë muajve kanë iniciuar mbi 1.300 raste për armëmbajtje pa leje.

“Policia e Kosovës në periudhën janar-15 tetor 2024, ka iniciuar 1.333 raste nga neni 366 ‘Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në shkresën e Policisë së Kosovës.

KosovaPress ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme lidhur me numrin e lejeve të lëshuara për armëmbajtje por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Konsiderohet se rreth 260 mijë armë pa leje janë në duart e qytetarëve të Kosovës.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh dënim me burgim deri në 10 vjet, ose gjoba deri në 7.500 euro, për armëmbajtje pa leje./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, shkak shkelja e masave të sigurisë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, shkak shkelja e masave të sigurisë

Ndryshon qarkullimi i autobusëve në Prishtinë të shtunën, prekën linjat 1, 3 dhe 3A

Ndryshon qarkullimi i autobusëve në Prishtinë të shtunën, prekën linjat 1, 3 dhe 3A

Prishtina Mall përmbyll Javën e Modës me eventin “Fashion in Motion”

Prishtina Mall përmbyll Javën e Modës me eventin “Fashion in Motion”

Ushtarët e FSK-së përfundojnë kursin e avancuar për snajper

Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari në Vlorë

Foda bën publike listën e “Dardanëve”, fton emra të rinj

Foda bën publike listën e “Dardanëve”, fton emra të rinj

Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë

Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën