TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

by Tëvë1
2 muaj ago
5
A A
​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Klinika e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po shndërrohet në një qendër moderne kirurgjikale, ku inovacioni bashkohet me përkushtimin për kujdesin ndaj pacientit. Me teknologji të përparuara, metoda moderne operative dhe ekip mjekësor të specializuar, kjo klinikë po vendos standarde të reja në trajtimin e sëmundjeve të kraharorit dhe mushkërive në Kosovë.

Që nga viti i kaluar, kanë filluar tri intervenime të reja në Torakale, PECTUS, operacioni me Sentinel-Node dhe fiksimi i brinjëve tek trauma të ndryshme e investime në VATS të ri.

Ndërsa numri më i madh i pacientëve është me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe sëmundjet me pragmatikën e gjirit. Vetëm përgjatë periudhës janar-qershor janë bërë gjithsej 329 intervenime në gji.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale në QKUK, Nazmi Kolgeci thotë për KosovaPress tregon për operacionet që realizojnë.

“Në Kirurgjinë Torakale, numri më i madh i pacientëve që vijnë tek ne është me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe sëmundjet me pragmatikën e gjirit. Intervenime në gji janë gjithsej 329… Kemi punuar struma, rreth 11 operacione dhe PECTUS, që janë bë shtatë operacione. Vitin e kaluar kemi filluar si operacione të para me këtë metodë që domethënë se kemi arritur që Qeverisë së Kosovës nga Buxheti i Kosovës të mos i jepet për pacientë që janë trajtuar jashtë shtetit”, thotë Kolgeci për KP.

Me operacionin Sentinel-Node, është bërë e mundur që rreth 40 pacientë të ruajnë gjirin dhe nyjën limfatike. Ky intervenim, siç thotë Kolgeci bëhet vetëm në QKUK e në Greqi.

“Këtë vit kemi filluar edhe me operacion me Sentinel-Node. Sentinel-Node është një intervenim kirurgjik që realizohet tek kanceri i gjirit dhe që është si gjurmuesi në nyje limfatike, të cilat janë të infiltruara me kancer. Tani me këtë metodë te disa pacientë, ne e kursejmë edhe gjirin, por kursejmë edhe nyjën limfatike. Këto intervenime kirurgjike janë një e arritur mjaft e madhe, për arsye se si informacione që kemi, vetëm në Greqi bëhen këto intervenime dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Prej vitit të kaluar që jemi lidhur me këtë metodë e deri tani, është diku rreth tridhjetë e pesë ose katërdhjetë pacientë që i kemi realizuar me metodën Sentinel-i… Vitin e kaluar po ashtu kemi filluar edhe me një intervenim tjetër kirurgjik, është bërë fiksimi i brinjëve tek trauma të ndryshme”, tregon ai.

Kolgeci është shprehur se ka pasur investime edhe në pajisje medicinale, me PECTUS, në VATS të ri një aparaturë që përmes kamerave operojnë në torakal, aparaturë e fjalës së fundit.

Gjithashtu, Kolgeci ka thënë se ka pasur investime edhe në sallat e operacionit, e salla e dytë është në pritje për tu kompletuar me tavolinë e drita.

“Këto vitet e fundit janë bërë investime në pajisje medicinale, me PECTUS që ka qenë, është bërë investime në VATS të ri, ngaqë ne e kemi pasur një VATS, një aparaturë që përmes kamerave që operojnë në torakal, aparatura që e kemi na është mjaft moderne, ndoshta është e fjalës së fundit.

Gjithashtu janë bë investime edhe në sallat e operacionit. Ndërsa sallën e dytë jemi duke e prit për arsye se kjo sallë është komplet e rinovuar, mirëpo akoma nuk e kemi të pajisur me aparaturën shtesë, me tavolinën, dritat dhe gjërat tjera që i duhet për sallën e operacionit, po kjo është në pritje jetë që shumë shpejt”, është shprehur Kolgeci.

E për listën e pritjes për ndërhyrje kirurgjike, Kolgeci thotë se mbetet relativisht e shkurtër, aq sa është e nevojshme që pacienti të përgatitet me analiza e ekzaminime të tjera.

“Lista e pritjes tek ne për kancerin e gjirit, për kancerin e mushkërisë ose kancerin e gushës dhe tumorit malinj që janë në regjionin torakal është shumë e shkurtër aq sa është e nevojshme një pacient të përgatitet për sallë operacionale. Por, kjo listë, kjo pritje është diku në tri javë deri në pesë javë, por kjo është kohë në të cilën pacienti duhet të përgatitet vetë me analiza dhe me ekzaminime të tjera shtesë”, thekson ai.

Operacioni më i vështirë që kryhet në Kirurgjinë e Torakales, është restrikcioni i mushkërive.

Tags: ​Klinika e Kirurgjisë TorakaleQKUKTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

​Dështon mbledhja për buxhetin në Prishtinë, Rama: Opozita po saboton proceset e zhvillimit të kryeqytetit

​Dështon mbledhja për buxhetin në Prishtinë, Rama: Opozita po saboton proceset e zhvillimit të kryeqytetit

Abdixhiku në dy vjetorin e vdekjes së Afrim Bunjakut: Sakrifica e tij mbetet një kujtesë për sfidat me të cilat përballet Kosova

Abdixhiku në dy vjetorin e vdekjes së Afrim Bunjakut: Sakrifica e tij mbetet një kujtesë për sfidat me të cilat përballet Kosova

​Serbia provokon në 2-vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë: Nderime për sulmuesit dhe thirrje për rikthimin e ushtrisë në Kosovë

​Serbia provokon në 2-vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë: Nderime për sulmuesit dhe thirrje për rikthimin e ushtrisë në Kosovë

Udhëheqësit e institucioneve bëjnë homazhe te varri i heroit, Afrim Bunjaku

Reagimet pas ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë

Musliu: Faktet tregojnë që Serbia ishte përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë

FSK realizon stërvitje në Shqipëri për gjuajtje me mortajë

FSK realizon stërvitje në Shqipëri për gjuajtje me mortajë

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Një i lënduar në aksidentin mes motoçikletës dhe kamionit në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën