Pas kërkesës së Serbisë për të futur një mijë trupa në Kosovë, Klinaku tha se tani nuk është problem t’u dalin përballë, pasi në luftë i kanë luftuar deri në 100 mijë forca.
“Ishte dita kur Serbia i bën kërkesë KFOR-it që të fut një mijë trupa në Kosovë, dhe këtë duhet ta dinë edhe ndërkombëtarët edhe vendorët, që në momentin që futen trupat serbe në Kosovë, ne dalim të armatosur përballë tyre. Ashtu siç i kemi luftuar në luftë 50 mijë deri në 100 mijë forca, për ne është pak problem që t’u dalim përballë një mijë forcave serbe”, tha ai në “Ditari” në tëvë1.
Më tej, ai tha se në momentin që ka rrezik, secili qytetar e ka obligim që të dalë në mbrojtje të vendit të vet.
Klinaku gjithashtu tha se “kallashnikovin e ka për zemër”.
“Unë për veti jam i gatshëm të marr përsëri kallashnikovin dhe të dal përballë. Bile kallashnikovin e kam më për zemër që të bëj luftën me të”, bëri të ditur ai. /Teve1.info/