TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Klinaku: Asociacioni mund të sjellë luftë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Përfaqësuesit e OVL UÇK-së paralajmërojnë protesta

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se Asociacioni mund të sjellë luftë në Kosovë.

Këtë deklaratë Klinaku e ka bërë në Facebook.

“Pikërisht është e kundërta: Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të sjell luftë”, ka shkruar ai, përcjell teve1.info

Në një intervistë për gazetën austriake “ZIB 2”, kryeministri Albin Kurti ka komentuar sërish idenë e shkëmbimit të territoreve, duke thënë se ajo është “një recetë për luftë e gjakderdhje”.

Ndryshe, dje kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Daradan Molliqaj, ka thënë se drafti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe presidenti i Serbisë, e zhbënë Republikën e Kosovës së 17 shkurtit.

Pas një aksioni simbolik që ka mbajtur kjo parti, para Qeverisë së Kosovës, Molliqaj ka thënë se me këtë draft zhduket barazia mes qytetarëve dhe komuniteteve që kanë qenë të përfaqësuara përmes yjeve edhe në Flamurin e Kosovës.

“Drafti i statutit të Asociacionit i pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe presidenti i Serbisë, në thelb e zhbënë shtetin e Republikës së 17 shkurtit. Zhduket barazia mes qytetarëve që kanë qenë të përfaqësuara edhe në flamurin e Kosovës, të përfaqësuar përmes yjeve. Nga sot as flamuri i Kosovës nuk është i njëjtë”, ka thënë Molliqaj, përcjell teve1.info

Ai ka thënë se kundërshtimet kundër këtij drafti nuk do t’i ndalin duke mos përjashtuar as protestat.

“Do ta kundërshtojmë në çdo formë e më gjithë forcën që e kemi. Patjetër që do kemi edhe protesta”, tha Molliqaj.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se drafti i propozuar nga BE dhe SHBA është më i avancuar se ai i kaluari dhe se do t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai nuk e ka publikuar këtë draft, pasi siç ka thënë ai një gjë e tillë i është kërkuar nga ndërkombëtarët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nëntë banues dhe një zjarrfikës lëndohet nga zjarri që shpërtheu në një banesë kolektive në Ferizaj

Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dyshuari

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

Masakra e Belegut, 27 vjet pa drejtësi për viktimat

Parashikimi i motit për sot

E diela e vranët, me reshje shiu dhe bore në zonat malore

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën