TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Klerikët e Manastirit të Deçanit nuk e pranojnë në takim Kurtin

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Klerikët e Manastirit të Deçanit nuk e pranojnë në takim Kurtin

Ky manastir që është ndërtuar në shekullin e 15-të është në listën e monumenteve të mbrojtura nga UNESCO.

Por, krahas bukurisë e vlerës kulturore të këtij objekti ka vite që diskutohet edhe për një çështje tjetër, pronësinë e 24 hektarëve për rreth këtij manastiri.

Ndonëse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2016,  i cili i jep në pronësi këta hektarë Manastirit, kjo po kontestohet nga autoritetet lokale në Deçan e nga ekzekutivi në Prishtinë.

Kryeministri Kurti,  vazhdimisht ka theksuar se  vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për t’i detyruar autoritetet lokale të Deçanit që t’ia kthejnë Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë dhe pyje, është i bazuar në “politikën diskriminuese” të Qeverisë së Serbisë, të vitit 1997.

Madje pikërisht për këtë çështje Kurti ka kërkuar një takim me përfaqësuesit e këtij manastiri.

“Neve kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe disa vendime administrative për këto prona. Unë besoj se kjo çështje do të zgjidhet, mirëpo është me rëndësi që të kemi edhe dialog ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve fetare në Manastirin e Deçanit. Unë jam kryeministri i parë i Republikës i cili nuk pranohet në takim me priftërinjtë ortodoksë”, tha Kurti.

Mirëpo nga  Manastiri i Deçanit kanë theksuar edhe një here se çështja e pronësisë është tashmë e kryer.

“Dioqeza ortodokse serbe në Kosovë ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me institucionet e Kosovës, por jo për ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016, i cili konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë. Ky është një qëndrim i vendosur i ambasadorëve të BE-së, OSBE-së dhe shteteve të Quint-it”, thuhet në qëndrimin e Manastirit.

Por njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, e quan vendimin e Kushtetutës diskriminues e pa bazë ligjore.

Madje sipas Baraliut ky vendim nuk mund të ekzekutohet nga asnjë qeveri.

Për zbatimin e këtij vendim të Kushtetueses vazhdimi ka pasur thirrje nga ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së të akredituar në Kosovë.

Kronika e gazetares Doresa Geci.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën