TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
28 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
28 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​“Kjo është për t’u frikësuar”, prindërit në hall me sfidat e Tiktok-ut

nga Tëvë1
7 muaj më parë
0
A A
​“Kjo është për t’u frikësuar”, prindërit në hall me sfidat e Tiktok-ut

“Eja merre djalin se e ka thyer këmbën apo dorën”. Kjo fjali i sillet në kokë një nëne e cila frikësohet se një ditë do të marrë një mesazh të tillë nga shkolla e djalit të saj.

Lajmet e fundit se të rinjtë po vetëlëndohen duke provuar sfida të cilat po dalin në rrjetin social Tiktok, e kanë shqetësuar edhe atë sikur shumë prindër të tjerë në Kosovë.

KosovaPress bisedoi me disa prej tyre të cilët pa dashur të identifikohen, thanë se përdorimi i Tiktokut ka dalë jashtë kontrollit.

“Dëgjova një rast nga një mikeshë e imja, që vajza e saj ishte bërë pjesë e këtij trendi dhe ishte rrezuar në tokë, ku kishte mbetur rreth 2 minuta pa frymëmarrje, kjo është për tu frikësuar”, thotë një nënë e cila e ka djalin në klasën e njëmbëdhjetë.

Kohët e fundit, në Tiktok janë shpërndarë sfida të cilat paraqesin rrezik për shëndetin dhe sigurinë e të rinjve. Një prej tyre është quajtur “SuperMan”, ku dy persona hedhin në ajër një person të tretë.

Bëhet fjalë për një nxitje për të realizuar veprime përmes lojërave që mund të shkaktojnë lëndime dhe dëmtime të ndryshme.

Drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali”, Mimoza Krasniqi tregon se nuk është hera e parë që po ballafaqohen me shqetësime të tilla.

Edhe në të kaluarën, thotë ajo, kanë bashkëpunuar me Policinë e Kosovës dhe Qendrën për Punë Sociale për t’i parandaluar rastet e tilla.

“Kemi pasur raste të TikTok-ut të cilat gjatë të shtunave dhe të dielave në komunikim të grupeve që i kanë fëmijët nëpër rrjetet Snapchat dhe TikTok, që ato raste pastaj me u përcjell të hënën ose të martën në shkollë, jemi munduar t’i parandalojmë falë bashkëpunimit me prindër, se prindërit i përcjellin fëmijët dhe i shohin se në çfarë mënyra të organizimit po i bëjnë dhe cilat forma të lëndimit dhe të organizimit të dhunës, e kanë organizuar. Kemi pasur raste që i kemi parandaluar. Për këtë arsye kjo na ka shtyrë ne para se të vijë kjo sfida e TikTok-ut t’i ftojmë policinë në mënyrë zyrtare të vijë të mbajë ligjërata, por ndërkohë do të bisedojmë edhe për këtë sfidën e TikTok-ut”, tha Krasniqi.

Psikologia e kësaj shkolle, Trëndelina Krasniqi thotë për KosovaPress se fëmijët i përdorin rrjetet e tilla sociale pa qenë të vetëdijshëm për rreziqet që mund të vinë pas.

“Fazat e zhvillimit të fëmijërisë kalojnë nëpër disa. Fëmijët në zhvillim në klasën e gjashtë, në klasën e shtatë, në klasën e tetë, kanë një ndjenjë nevoje për të qenë sa më “in” dhe sa më “cool”, është një nevojë që ata e ndjenjë që të jenë të njohur prej të tjerëve. Është fenomen që po ndodh edhe në shkollën tonë, por besoj edhe në shkolla të tjera, po unë po e marr të drejtën të flas vetëm për shkollën ku unë punoj. Dëshira që ata të njihen prej të tjerëve, dëshira që ata të bëhen “viral” në mënyrën siç e kërkon TikTok-u i bën ata që të rrezikojnë. Ka të bëjë që ata nuk janë të vetëdijshëm për dëmin dhe pasojat që mund t’i sjell edhe pse kanë dëgjuar, nuk janë ende të vetëdijshëm që të mbërrijnë deri në një pikë ku thonë “dëmi është shumë i madh, nuk e bëj”, thotë Krasniqi.

Për rreziqet që vinë nga sfidat e Tiktokut ka reaguar ditë më parë edhe Policia e Kosovës duke kërkuar mbështetjen e prindërve dhe të komunitetit “për të ndërgjegjësuar fëmijët për rreziqet që mund të iu kanosen”.

Ky institucion ka thënë se prindërit duhet të jenë të vëmendshëm mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët e tyre.

Mundësia e mbylljes së Tiktokut është diskutuar edhe të mërkurën në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Aty, deputetët kanë përmendur rreziqet që po vinë nga kjo platformë si dhe nevojën për të kontrolluar përdorimin e saj.

Në vendin tonë, gjatë këtij viti, është raportuar për disa raste të vetëlëndimit të nxënësve të cilët ishin përfshirë në sfida të ndryshme në Tiktok.

Ndërkaq një anketë e organizatës për të drejtat e fëmijëve “Save dhe Children”, tregon se Tiktoku është një prej platformave ku bullizmi është prezent më së shumti.

Tiktoku është prej aplikacioneve më të popullarizuara për shpërndarjen e videove të shkurtra.

Ai përdoret nga të gjitha moshat, por më së shumti nga të rinjtë.

“Edhe profesorët po gabojnë pasi që, nëpër klasa duhet u ndaluar përdorimi i telefonit”, thotë nëna e 11 vjeçarit./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basha godet Thaçin: Duhet të ketë gajle tjera, jo Kosovën – në kohën e tij Radoiçiqi bënte “dasëm” në Veri

Basha godet Thaçin: Duhet të ketë gajle tjera, jo Kosovën – në kohën e tij Radoiçiqi bënte “dasëm” në Veri

Kurti priti në takim miqësor Christopher Hyland, bashkëpunëtorin e afërt të Bill Clintonit

Kurti priti në takim miqësor Christopher Hyland, bashkëpunëtorin e afërt të Bill Clintonit

Mesazhet e ambasadorëve pas dështimit të konstituimit të Kuvendit për herë të 52-të

Mesazhet e ambasadorëve pas dështimit të konstituimit të Kuvendit për herë të 52-të

Komuna thotë se IKSHPK ka dhënë leje për rihapjen e pishinës së Gërmisë

Tifozët kërkojnë dorëheqjen e strukturave drejtuese te FK Partizani

Tifozët kërkojnë dorëheqjen e strukturave drejtuese te FK Partizani

Neymar shpërthen pas humbjes: Nëse po i bëj dëm Santosit, do të largohem vet

Neymar shpërthen pas humbjes: Nëse po i bëj dëm Santosit, do të largohem vet

Liverpool nuk heq dorë nga Alexander Isak – gjithçka varet nga Newcastle

Alexander Isak e dëshiron vetëm Liverpoolin

Kurti priti në takim miqësor Christopher Hyland, bashkëpunëtorin e afërt të Bill Clintonit

Kurti priti në takim miqësor Christopher Hyland, bashkëpunëtorin e afërt të Bill Clintonit

Mesazhet e ambasadorëve pas dështimit të konstituimit të Kuvendit për herë të 52-të

Mesazhet e ambasadorëve pas dështimit të konstituimit të Kuvendit për herë të 52-të

Zgjoheni çdo natë në të njëjtën orë? Ja pse ndodh

Zgjoheni çdo natë në të njëjtën orë? Ja pse ndodh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X