TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kjo është pasuria e liderëve shtetërorë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kjo është pasuria e liderëve shtetërorë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), ka publikuar të dhënat e deklarimit të pasurisë nga zyrtarët publikë për vitin 2024.

Në listën e deklarimit të pasurisë figuron emri i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Presidentja Osmani ka deklaruar bashkë me bashkëshortin një banesë të blerë mbi 59 mijë euro, një garazh 6,000 euro, një shtëpi 170 mijë euro, tokë 35 mijë euro, dy banime në varg, njëra e përbashkët në vlerë 190 mijë euro dhe tjetra 510 mijë euro.

Gjithashtu, ka deklaruar një veturë në vlerë 10 mijë euro në pronësi të bashkëshortit.

Ndërsa, edhe dy kredi, një 40 mijë euro dhe tjetra 65 mijë euro.

Paga neto vjetore e saj është 33,070 euro, kurse e bashkëshortit 17,173 euro.

Ndërsa, në pasuri të luajtshme, Osmani ka deklaruar një veturë të tipit “Mercedes-benz” në vlerë 10 mijë euro, e që edhe kjo është në pronësi të bashkëshortit të saj.

E para e shtetit tutje ka deklaruar se para të gatshme i ka vetëm 1 mijë e 168 euro dhe 266.84 dollarë australian, ndërsa detyrimet tha se i ka 105 mijë euro.

Pasurinë me më shumë detaje të Osmanit mund ta mësoni duke klikuar këtu .

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti e ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një banesë në pronësi të bashkëshortes, në vlerë prej 400,000 eurosh dhe të blerë me kredi.

Në bankë ka deklaruar para të gatshme rreth 1,500 euro nga paga dhe në llogarinë e bashkëshortes 2,500 euro.

Ndërsa, pagë neto vjetore 19,043 euro.

Pasurinë me më shumë detaje të Kurtit mund ta mësoni duke klikuar këtu.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar nëntë prona, tri prej të cilave të trashëguara (tokë), pesë të blera – tri banesa, një depo, një parking – e një shtëpi e ndërtuar. Megjithatë, vetëm tri nga këto i ka deklaruar në pronësi të veten. Gjashtë të tjerat të prindërve.

Konjufca e ka të deklaruar edhe një veturë në vlerë 3,000 euro në pronësi të bashkëshortes.

Po ashtu, ka të deklaruar mbi 61 mijë euro kredi.

Paga neto vjetore e tij është 27,555 euro.

Pasurinë me më shumë detaje të Konjufcës mund ta mësoni duke klikuar këtu .

Tags: albin kurtiGlauk KonjufcaVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Elbert Krasniqi thotë se janë numrat për t’u votuar kryetari i Kuvendit

Konstituimi i komunave veriore, Krasniqi: Gjithçka është zhvilluar me rregull

Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike

Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Përleshje mes dy të rinjve në Prizren, theret me thikë një 19-vjeçar

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaçit

Skandali i basteve në futbollin turk, arrestohet kapiteni i Fenerbahces dhe mbrojtësi i Galatasarayt! Luajtën ekipin e tyre në skedina

Eric Garcia vazhdon kontratën me Barcelonën

Eric Garcia vazhdon kontratën me Barcelonën

Henry i Trepçës, debuton si MVP i javës në Superligë

Henry i Trepçës, debuton si MVP i javës në Superligë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën