TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kishte vendim për lejimin e telefonatave, mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit thonë se nuk po zbatohet dhe se kërkesat janë refuzuar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kishte vendim për lejimin e telefonatave, mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit thonë se nuk po zbatohet dhe se kërkesat janë refuzuar

Sipas ZPS-së në raportin e OSBE-së thuhet se KFOR-i hyri në stacionin e Policisë në Prizren dhe gjeti 15 të ndaluar, një prej tyre i vdekur.

Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitares Sandra Mitchell, prokurorja Deborah Mayer është duke u referuar në raportin e OSBE-së gjatë misionit të saj në luftën në Kosovë.

Sipas asaj që tha prokurorja Mayer, në këtë raport thuhet se ushtarët e KFOR-it kanë hyrë në stacionin e policisë në Prizren ku gjeti dhe liroi 15 të ndaluar, dhe në mesin e tyre ishte një i vdekur.

“Këtu thuhet që ushtarët e KFOR-it kanë hyrë në Stacionin e Policisë së Prizrenit, thuhet me tej që i kanë marrë armët e U-së dhe i kanë marrë në kontroll mbi godinën… Këtu thuhet që KFOR-i gjeti dhe liroi 15 të ndaluar dhe njëri prej tyre ishte i vdekur”, tha prokurorja Mayer.

Ndërsa, dëshmitarja Mitchell tha e deri kur erdhi KFOR-i në Kosovë, UÇK-ja kryente detyrat e policëve.

“Kur KFOR-i erdhi në Kosovë, UÇK-ja deri në atë moment bënte detyrat e policëve dhe pra më pas u morën armët nga UÇK-ja me kërkesën e KFOR-it dhe KFOR-i filloi që të merrte kontrollë mbi objektet mbi zonat më gjëra dhe filloi t’i përdorte këto godina ose objekte për qëllimet e synuara”, tha Mitchell.

Pastaj prokurorja Mayer tha se në raport thuhet se UÇK-ja ka pretenduar se i vdekuri kishte vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.

“Në qoftë se nuk ka një poshtëshënim, me shumë gjasa kemi hapur çështjen për rishikim të analizës së mëtejshme, për shembull kjo mund të ishte marrë si informacion nga OSBE-ja në një takim që mund të ketë pasur me KFOR-in dhe KFOR-i mbase mund ta ketë raportuar këtë si çështje. Ne mund të kemi folur me KFOR-in pak më tepër lidhur me rastin, por fakti që nuk kemi një numër lende dhe nuk kemi një poshtëshënim nuk mendoj se e kemi shqyrtuar me teje këtë çështje”, tha Mitchell duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Mayer në qoftë se u hetua lidhur me këtë rast.

Me teje, prokurorja Mayer tha se në raport thuhet se tre nga burrat e liruar pretendonin se ishin arrestuar nga UÇK-ja dhe që ishin rrahur për 48 orë.

“Në paragraf thuhet se tre nga burrat e liruar pretendojnë se janë arrestuar nga UÇK-ja dhe janë dërguar në stacionin e policisë dhe janë rrahur për 48 orë. Pyetja për ju është kjo: kjo është diçka për të cilën keni bërë hetime apo do e behej një raport nga KFOR-i lidhur me incidentin?”, pyeti prokurorja Mayer.

Ndërsa, dëshmitarja Mitchell tha se kanë qenë javët e para kur kanë mbërritur në Kosovë dhe se nuk kanë pasur kapacitetet për të ndjekur ose hetuar më tej ngjarjet e kësaj natyre”, tha Mitchell.

E pyetur se kush cilësohej bashkëpunëtor me serbët nga UÇK-ja, dëshmitarja tha që ky term nuk kishte të bënte me ata të cilët ishin anëtar i sigurimit serb apo i ushtrisë, por ata që kishin afërsi.

“Nëse dikush ishte anëtar i sigurimit serb, për shembull nëse ishte oficer policie, ose ishte në ushtrinë serbe ose kishte qenë luftëtar në radhët e tyre, në rastin e tyre nuk është se aplikohej termi bashkëpunëtor, por në qoftë se bëhej fjalë anëtarët e familjes ose persona të tjerë që ishin pranë tyre atëherë përdorej termi bashkëpunëtor për ta”, tha Mitchell.

E pyetur se në takimet që kishte me UÇK-në, a e kanë pranuar se kanë ndaluar civilë serbë, Mitchell tha se nuk iu kujtohet një gjë e tillë.

“Nuk me kujtohet. Në fakt kemi bërë aq shumë raporte që do të me duhej të shoh, të lexo. Për momentin nuk me kujtohet dot dhe nuk mund të ju them gjë në përgjigje të pyetjes”, tha Mitchell.

Ish-zyrtarja e OSBE-së: Shqiptarët që ishin miq me serbët, konsideroheshin kolaboracionistë nga UÇK-ja./BetimiPërDrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

“InfoNata” 13.11.2025

“InfoNata” 13.11.2025

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën