Kirsty Coventry nga Zimbabve është zgjedhur presidentja e 10-të e IOC, duke u bërë femra e parë në historinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që udhëheq me lëvizjen olimpike.
Coventry triumfoi në raundin e parë të votimit ndaj kandidatëve si Prince Feisal Al Hussein, David Lappartient, Johan Eliasch, Juan Antonio Samaranch, Sebastian Coe dhe Morinari Watanabe.
Coventry është shtatë herë medaliste olimpike në not. Ajo zëvendëson në këtë pozitë Thomas Bachun, që largohet pas 12 vitesh.