TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një avion mbi Tajvan

by Tëvë1
11 muaj ago
0
A A
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një avion mbi Tajvan

Ushtria kineze tha më 26 nëntor se ka dislokuar forca ajrore dhe detare për të monitoruar situatën, duke paralajmëruar një avion patrullues të Marinës amerikane që fluturoi përmes Ngushticës së Tajvanit. Pekini tha se Shtetet e Bashkuara po tentojnë të “mashtrojnë” komunitetin ndërkombëtar.

Rreth një herë në muaj, anijet e ushtrisë amerikane apo avionët kalojnë përmes apo mbi ujërat që e ndajnë ishullin demokratik dhe vetëqeverisës të Tajvanit nga Kina. Këto misione gjithmonë zemërojnë Pekinin.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e saj dhe thotë se ka juridiksion mbi Ngushticën e Tajvanit. Tajvani dhe SHBA-ja e kundërshtojnë këtë pretendim, duke thënë se Ngushtica është në ujërat ndërkombëtare.

Marina amerikane tha se një avion patrullues detar fluturoi përmes Ngushticës “në hapësirën ndërkombëtare ajrore”, duke shtuar se fluturimi demonstroi përkushtimin e SHBA-së për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur.

“Duke operuar brenda Ngushticës së Tajvanit, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, SHBA-ja mbron të drejtat dhe liritë e lundrimit të të gjitha shteteve”, u tha në njoftim.

Ushtria kineze kritikoi këtë fluturim, duke e cilësuar si “bujë mediatike” dhe duke shtuar se e ka monitoruar avionin amerikan gjatë fluturimit dhe është përgjigjur “në mënyrë efektive” ndaj situatës.

“Ne i bëjmë thirrje SHBA-së që të ndalë bujën mediatike dhe bashkërisht të ruajmë paqen dhe sigurinë rajonale”, tha ushtria kineze.

Në prill, ushtria e Kinës dërgoi avionë luftarakë për të monitoruar dhe paralajmëroi marinën amerikane në Ngushticën e Tajvanit, pasi Uashingtoni kreu një mision në këtë zonë./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas armëpushimit, palestinezët e zhvendosur: Kemi humbur gjithçka, na nevojitet çdo gjë

Pas armëpushimit, palestinezët e zhvendosur: Kemi humbur gjithçka, na nevojitet çdo gjë

Përpara samitit të armëpushimit, tre diplomatë të Katarit humbin jetën në aksident

Përpara samitit të armëpushimit, tre diplomatë të Katarit humbin jetën në aksident

Izraeli kërcënon familjet palestineze që të mos festojnë lirimin e të afërmve të tyre

Izraeli kërcënon familjet palestineze që të mos festojnë lirimin e të afërmve të tyre

Samiti i armëpushimit në Egjipt: Starmer i bashkohet Trumpit

Samiti i armëpushimit në Egjipt: Starmer i bashkohet Trumpit

Interi Miami me kontratë të re për Messin

Messi shkëlqen sërish në fitoren e Miamit

Serbia vajton humbjen nga Shqipëria

Serbia vajton humbjen nga Shqipëria

Tri raste të fotografimit të votës në rajonin e Prishtinës

Tri raste të fotografimit të votës në rajonin e Prishtinës

Formacioni zyrtar i Shqipërisë kundër Serbisë

Rruga e Shqipërisë në “play-off”

Plakolli u bën thirrje mitrovicasve që të votojnë

Plakolli u bën thirrje mitrovicasve që të votojnë

Pas armëpushimit, palestinezët e zhvendosur: Kemi humbur gjithçka, na nevojitet çdo gjë

Pas armëpushimit, palestinezët e zhvendosur: Kemi humbur gjithçka, na nevojitet çdo gjë

Lajm i mirë për Milan

Juventus synon liderin e Milanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën