TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kina dhe SHBA-ja zhvillojnë bisedime tregtare në Malajzi

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Kina dhe SHBA-ja zhvillojnë bisedime tregtare në Malajzi

Zyrtarë të lartë nga Kina dhe SHBA-ja u takuan sërish të dielën për një ditë të dytë bisedimesh tregtare në Malajzi, ndërsa Presidenti Donald Trump nisi një turne në tre vende aziatike, gjatë të cilit do të takohet me Presidentin kinez Xi Jinping.

Raundi i fundit i negociatave midis dy ekonomive më të mëdha në botë filloi të shtunën, në prag të samitit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), që u hap të dielën në Kuala Lumpur.

Delegacioni i Kinës kryesohet nga zëvendëskryeministri He Lifeng, ndërsa pala amerikane udhëhiqet nga Sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

Ky takim shënon të pestin midis dy palëve, pas bisedimeve të mëparshme të zhvilluara në Gjenevë, Londër, Stokholm dhe Madrid.

Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer, u tha gazetarëve në Kuala Lumpur se të dyja palët po “arrinin në një pikë ku kemi diçka që mund t’ua paraqesim udhëheqësve për shqyrtim.”

Në gusht, SHBA dhe Kina ranë dakord për një armëpushim tarifash deri më 10 nëntor — hera e tretë që nga koha kur Trump i ngriti tarifat në 145% përpara se t’i ulte ato. Nga ana e saj, Kina kishte rritur tarifat për mallrat amerikane deri në 125%.

“Ne folëm për zgjatjen e armëpushimit, folëm për metalet e rralla, sigurisht, folëm për të gjitha llojet e temave. Dhe mendoj se po arrijmë në një pikë ku udhëheqësit do të kenë një takim shumë produktiv këtë javë që vjen,” tha Greer, sipas një videoje të komenteve të tij.

Të dy delegacionet u takuan për më shumë se pesë orë të shtunën, raporton Anadolu.

Trump mbërriti në Kuala Lumpur ndërsa ASEAN filloi samitin e saj të 47-të, duke u bërë presidenti i tretë i SHBA-së që viziton kombin e Azisë Juglindore.

Malajzia do të presë samitin e ASEAN-it nga e diela deri të martën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump: Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet së shpejti, pavarësisht pasigurive në bisedime

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën