TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kievi: Rusia po na vjedh grurin dhe po e shet në Afrikë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kievi: Rusia po na vjedh grurin dhe po e shet në Afrikë

Këtë e tha publikisht shefi i administratës ushtarako-civile në Zaporizhian e kontrolluar nga rusët Evgenij Balitskij.

“Po dërgojmë grurë përmes Rusisë. Kontratat kryesore janë mbyllur me Turqinë. Trenat e parë janë kanë kaluar Krimenë me destinacion Lindjen e Mesme”, u shpreh Evgenij Balitskij.

Në muajin maj SHBA paralajmëroi shtetet e mundshme blerëse, pas informacioneve të inteligjencës se anije ruse të mbushura me grurë ukrainas po udhëtonin drejt Afrikës. Por 14 vendet të cilat kanë marrë mesazhin zyrtar nuk kanë shumë zgjidhje ndërsa janë në emergjencë të plotë ushqimore.

Sipas Uashingtonit ushtarët rusë kanë nxjerrë nga Ukraina 500 mijë tonë grurë, për një vlerë prej 100 milionë dollarësh. Ndërsa diplomacia është vënë në punë për të hapur një korridor të sigurt për zhbllokimim e eksporteve nga Ukraina, Moska tha se Kievi duhet të çminojë ujërat në Detin e Zi për të lejuar hapjen e korridoreve.

Çështja ishte në fokus të vizitës së Sergei Lavrov në Ankara, por nuk pati zhvillime të rëndësishme. Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se miliona njerëz mund të vdesin urie për shkak të bllokadës ruse në portet ukrainase.

“Flota ruse bllokoi portet e Detit të Zi të Ukrainës duke e çuar botën në prag të një krize të tmerrshme ushqimore. Nuk është vetëm një krizë çmimesh. Ne nuk mund të eksportojmë grurin, misrin, vajin e lulediellit dhe mallra të tjera që luanin një rol stabilizues në tregun global. Miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse bllokada ruse në Detit të Zi vazhdon”, tha Zelensky.

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se pasojat botërore të luftës ruse në Ukrainë po përkeqësoheshin duke prekur 1.6 miliardë njerëz. Guterres tha se ndikimi i konfliktit në sigurinë ushqimore, energji dhe financa është sistematik dhe po përshpejtohet. Sipas OKB lufta kërcënon botën me një krizë urie dhe varfërie të paprecedentë./A2CNN

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Sulmet ruse lënë të vrarë 7 persona në Ukrainë, teksa në Abu Dhabi vijojnë bisedimet për paqe

Sulmet ruse lënë të vrarë 7 persona në Ukrainë, teksa në Abu Dhabi vijojnë bisedimet për paqe

Departamenti i Shtetit i SHBA-së aprovon shitjen e mundshme të avionëve F-15 Arabisë Saudite

Departamenti i Shtetit i SHBA-së aprovon shitjen e mundshme të avionëve F-15 Arabisë Saudite

Rast i rrallë – fëmijët 9 dhe 7 vjeç paraqitën në shkollë, nuk kanë ndjekur asnjë ditë mësim

Rast i rrallë – fëmijët 9 dhe 7 vjeç paraqitën në shkollë, nuk kanë ndjekur asnjë ditë mësim

Incident me armë zjarri në rrugën Gjilan-Kamenicë, lëndohet një person

Zyrtare: Ndeshja Drenica-Llapi luhet në Malishevë

Zyrtare: Ndeshja Drenica-Llapi luhet në Malishevë

Krasniqi: I jemi drejtuar Kushtetueses që të mos e pranojë ankesën e Listës Serbe

Mesazhi i Kushtetueses sipas Krasniqit: Jashtë Listës Serbe, zgjedhja e nënkryetarit është e pamundur

Ballkani përforcohet me Nikprelajn nga Deçiqi i Malit të Zi

Ballkani përforcohet me Nikprelajn nga Deçiqi i Malit të Zi

Korenica shënon te Cluj për të tretën ndeshje rresht

Korenica shënon te Cluj për të tretën ndeshje rresht

Vedat Muriqi në garë të ngushtë me Kane e Mbappe për Këpucën e Artë

Vedat Muriqi në garë të ngushtë me Kane e Mbappe për Këpucën e Artë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën