Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se faturat e rrymës që po ia dërgojnë qytetarët, janë përtej normalitetit.
Ajo ka ironizuar duke thënë se sipas Qeverisë edhe për këtë ka faj LDK dhe Gjykata Kushtetuese, shkruan teve1.info
“Faturat treshifrore të rrymës që po m’i dërgojnë qytetarët janë përtej çdo normaliteti. Mesiguri, sipas Qeverisë, dhe për këtë ka faj LDK dhe Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar ajo në Facebook./teve1.info