TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KHF Istogu detyrohet t’i zhvillojë dy ndeshjet e “European Cup” në Portugali

by tëvë1
4 muaj ago
0
A A
KHF Istogu detyrohet t’i zhvillojë dy ndeshjet e “European Cup” në Portugali

Kampioni i Kosovës në hendboll, KHF Istogu, nuk ka arritur të sigurojë palestër në vendin tonë për zhvillimin e ndeshjes së raundit të tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
Dhe për këtë arsye të dy ndeshjet ndaj skuadrës portugeze, Madeira Andebol SAD, do të zhvillohen në Madeira të Portugalisë.
Sipas shortit, ndeshja e kthimit është dashur të luhet në shtëpinë tonë. Por kjo doli të jetë e pamundur. Palestra e qytetit në Istog ka disa vjet që është duke renovuar. Palestra “Dresha” në Banjë, ndaj pronarëve të së cilës jemi shumë falënderues, nuk plotëson kriteret e kërkuara për këtë raund garash. Ndërkohë nuk kemi mundur ta organizojmë ndeshjen as në Pejë, për shkak se në këtë komunë ka balotazh për zgjedhjet lokale dhe palestra do të jetë e zënë për numërimin e votave.
Marrë për bazë këtë situatë, jemi detyruar që të dy ndeshjet t’i luajmë në Portugali. Kjo natyrisht është goditje në aspektin sportiv, ndonëse synimi ynë mbetet që ta kalojmë edhe këtë kundërshtar.
Si skuadra e vetme kosovare në këtë raund garash, po e vazhdojmë punën me përkushtim maksimal për prezantim të denjë dhe për të avancuar në mesin e 16 skuadrave më të mira të kësaj gare.
Klubi ynë ka kohë që përballet me sfida gati të papërballueshme në mungesë të palestrës. Shpresojmë shumë që pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, prioritet i pushtetit qendror do të jetë përfundimi i rinovimit të tejzgjatur të palestrës së qytetit në Istog.
Falë sukseseve që kishim e kemi si skuadër, kjo palestër është bërë e njohur në shumë vende. Por për fat të keq ajo për shumë vjet nuk po shfrytëzohet nga sportistët.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

ZKA kërkon mbi 654 mijë euro shtesë, por Komisioni nuk e miraton kërkesën

ZKA kërkon mbi 654 mijë euro shtesë, por Komisioni nuk e miraton kërkesën

AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake

AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake

Familjarët e argjentinases së vrarë nga Endrit Nika: Clara e mori drejtësinë, por dhimbja mbetet

Familjarët e argjentinases së vrarë nga Endrit Nika: Clara e mori drejtësinë, por dhimbja mbetet

Gjobitet 22 vjeçari nga Ferizaj, e drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

U kap duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, i merret leja për tre muaj shoferit të autobusit

“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë”, – pas deklarimit të pafajësisë në Hagë, djali i Hashim Thaçit reagon me mesazh falënderimi

“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë”, – pas deklarimit të pafajësisë në Hagë, djali i Hashim Thaçit reagon me mesazh falënderimi

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën