TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KGjK obligohet t’ia paguaj mbi 100 mijë euro paditësit pasi u privua padrejtësisht nga liria rreth 3 vite e tre muaj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KGjK obligohet t’ia paguaj mbi 100 mijë euro paditësit pasi u privua padrejtësisht nga liria rreth 3 vite e tre muaj

Këtë shumë KGjK është obliguar t’ia paguajë atij, me arsyetimin se paditësi G.L. gjatë qëndrimit në paraburgim ka përjetuar dhimbje shpirtërore, frikë, cënim të autoritetit, prestigjit, nderit, personalitetit dhe lirisë, lëndime trupore dhe dhimbje fizike, e të tjera.

Një vendim të tillë e ka marr gjykatësja Florije Qerimi me 13 qershor të këtij viti, ku po ashtu është refuzuar kërkesepadia e paditësit me të cilën ai ka kërkuar për rehabilitimin fiziatriko-psiqik shumën prej 2 mijë e 170 euro, si dhe është refuzuar pjesa tjetër e kërkesëpadisë për kompensimin e dëmit jomaterial mbi shumën e gjykuar si në pikën I të dispozitivit të aktgjykimit në shumë prej 996 mijë euro si të pabazuara.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, KGjK është detyruar që paditësit G.L. t’ia paguajë edhe shpenzimet e procedurës kontestimore në shumë prej 2 mijë e 348 euro e 80 centë.Në arsyetimin e këtij aktgjykimi thuhet se, paditësi G.L. më 26 gusht 2020, e ka paditur Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK), me pretendimin se ai ishte mbajtur në paraburgiim dhe dënimit të paarsyeshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan dhe Gjyakta e Apelit nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit në kundërshtim me nenin 135 paragrafi 1.10 nenit 136paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Me padi, paditësi kishte kërkuar që e paditura për periudhën e privimit nga liria nga 13 shkurt 2013 deri më 31 maj 2016, për 1 mijë e 204 ditë, t’ia paguajë shumën e përgjithshme prej 1 milionë e 1 mijë e 170 euro, në emër të dëmit material dhe jomaterial.

Në arsyetim bëhet e ditur se paditësi G.L., lidhur me veprat penale të terrorizmit  dhe pjesëmarrje në një grup terrorist, fillimisht nga shkalla e parë dhe e dytë ishte dënuar me 5 vite e 6 muaj burgim efektiv.

Lidhur me këtë, paditësi (ish-i dënuari) i ishte drejtuar Gjykatës Supreme me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, ku kjo gjykatë e kishte pranuar si të ligjshme kërkesën e paditësit dhe çështjen përkatëse penale e kishte kthyer në rivendosje, ku pas rigjykimit Gjykata Themelore në Gjilan e kishte liruar G.L. nga përgjegjësia penale dhe këtë e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit. /BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

Spahiu: Fushata zgjedhore nuk pritet të sjellë ndryshime thelbësore në raportet mes partive politike

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?

Rusia e gatshme të garantojë me shkrim se nuk do të sulmojë NATO-në ose BE-në

Spanja dhe 5 shtete të tjera, i kërkojnë BE-së të marr masa për të siguruar “hyrjen masive” të ndihmës në Gaza

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

Golf, Kosova anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare

Golf, Kosova anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën