Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka propozuar për dekretim Fejzullah Rexhepin, për kryetar të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Sipas njoftimit të KGJK-së, mandati i kryetarit të Supremes është shtatë vjeçar, përcjell teve1.info
“Sipas rekomandimeve të komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, KGJK mori vendim që gjyqtarin Fejzullah Rexhepi, ta propozoj për dekretim për Kryetar të Gjykatës Supreme të Kosovës te Presidentja e Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.







