TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KFOR: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Policinë e Kosovës nëse duhet dhe nëse kërkohet

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A

Në një përgjigje për Teve1.info, nga KFOR-i kanë thënë se janë të gatshëm ta mbështesin Policinë e Kosovës, nëse duhet dhe nëse kërkohet.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të mbështetur Policinë e Kosovës, nëse është e nevojshme dhe e kërkuar”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Nga KFOR-i kanë deklaruar që të përmbahen nga veprimet që përshkallëzojnë tensione në veri të Kosovës.

“Ne presim që të gjitha palët të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet, të ndikojnë negativisht në sigurinë në Kosovë dhe në stabilitetin në të gjithë rajonin. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet më tej në përgjigjen e KFOR-it për Teve1.info.

Theksojmë se sot ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, tha se sulmi ndaj policëve “tashmë i faktuar, me granatë dore dhe AK-47, si një akt terrorist, është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Ai ka thënë se “grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë”.

Po ashtu edhe kryeministri, Albin Kurti tha se sulmet ndaj policisë për tre ditë rresht vijnë nga ana e territorit serb.

“Për tri ditë radhazi (13–15 prill) policët e Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot herët, një breshër plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm si të ardhur nga Serbia”, ka shkruar Kurti.

Për këtë sulm ka reaguar edhe Bashkimi Evropian dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë, të cilët dënuan dhunën ndaj policëve në veri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në adresimin përmbyllës: Po lëmë pas një punë të jashtëzakonshme

Osmani në adresimin përmbyllës: Po lëmë pas një punë të jashtëzakonshme

Haxhiu: Do të ushtroj detyrën e presidentit me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë

Haxhiu: Do të ushtroj detyrën e presidentit me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë

Osmani përfundon mandatin, Haxhiu ushtruese detyre e presidentes

Osmani përfundon mandatin, Haxhiu ushtruese detyre e presidentes

Osmani pret Albulena Haxhiun në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së presidentes së Kosovës

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën