Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, por që nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e përgjigjes nga KFOR-i.
Sipas njoftimit, përfaqësues të KFOR-it kanë dorëzuar përgjigjen sonte rreth orës 19:00 në pikëkalimin kufitar të Merdarit.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se letrën ia ka dorëzuar presidentit Aleksandar Vuçiq.
Më 16 dhjetor, Serbia pati dorëzuar kërkesën te KFOR-i për kthim të 1000 ushtarëve të vet në Kosovë me arsyetimin se po kërkon kthimin e ushtrisë për “mbrojtje të serbëve të Kosovës”, në kohën e tensioneve pas vënies së barrikadave në veri të Kosovës.







