Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë e ka dënuar ashpër sulmin në tubacionin e ujit në Zubin Potok, në orët e vona të së premtes.
Në reagimin e KFOR-it thuhet se ky sulm pati një ndikim të rëndë në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës.
“Është e rëndësishme që të vërtetohen faktet dhe që përgjegjësit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagim.
Tutje, në reagim thuhet se personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri në tubacionin e ujit dhe në zonat përreth; për më tepër, KFOR-i ka ofruar të ofrojë asgjësimin logjistik, të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë./teve1.info/