TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KFF Ulpiana 1992 ankohet ndaj referimit në ndeshjen ndaj KFF Dukagjini

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
KFF Ulpiana 1992 ankohet ndaj referimit në ndeshjen ndaj KFF Dukagjini

Në kuadër të xhiros së 18-të në kategorinë e femrave në futboll, ndeshja mes KFF Dukagjini dhe KFF Ulpiana 1992 u shoqërua me akuza serioze ndaj gjyqtarit kryesor Rrezart Hasani dhe stafit referues. Klubi mysafir pretendon se gjykimi ishte tendencioz që nga fillimi, me favorizim të hapur ndaj ekipit vendas, përfshirë vonesë të nisjes së ndeshjes dhe përfundim para kohe në minutën e 87-të.
Akuzat përfshijnë vendime të njëanshme, ndëshkime të padrejta, lejim goli nga pozicion jashtë loje dhe përjashtim të pajustifikuar të lojtareve. KFF Ulpiana 1992 shpreh zhgënjim të madh dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga FFK, duke e cilësuar garën si të “kurdisur”.
Klubi thekson se kjo nuk është hera e parë që përballet me padrejtësi nga i njëjti gjyqtar, ndërsa paralajmëron tërheqje nga kampionati nëse nuk merren masa.

REAGIMI I PLOTË:
Turpi ka emër, dhe ai emër është ” Rrezart Hasani ”
Sot në kuadër të xhiros së 18-të, të kategorisë së femrave në futboll, KFF Dukagjini vs KFF Ulpiana 1992, ndodhi një maskaradë nga 3-shja e referëve në krye me Rrezart Hasanin, që nga fillimi i takimit u pa tendenca për çfarë është ardhë, favorizimi i ekipit vendas, ndoshta me direktiva të kryetarit të Dukagjinit, me të cilin para takimit Gjygjtari Kryesor, qëndroj për disa minuta së bashku, duke e vonuar për 8 minuta fillimin e ndeshjes. Po ashtu Gjygjtari Kryesor ndeshjen e përfundon në minutën e 87, 3 minuta para kohës së rregullt. Ekipa vendase favorizohet në çdo duel, duke shpërnda kartona të shumtë për ekipin tonë.
Te goli i dytë ishte faull i pastër në lojtaren tonë nuk e ndali, goli i tretë u shënua nga pozita jasht loje, kulmi arriti kur përjashtohet lojtarja jonë Shkurta Zeqiri pa asnjë arsye në vend se të ndëshkohet lojtarja vendase.
Ne jemi për futboll të pastër fer dhe korrekt që të fitoj më i miri.
Po i njëjti refer edhe në sezonin vjeshtor, ndeshje e zhvilluar në Klinë, po në të njëjtën mënyrë e nxjerr fitues ekipin vendas. Po ashtu ndeshja e zhvilluar në Lipjan me rezultat të barabartë, 1 me 1, ekipës së KFF Dukagjini i del në mbrojtje engjulli mbrojtjës Komisioni i Garave i futbollit të femrave, duke e shkel rregulloren e garave dhe duke i a dhuruar 3 pikë në tavolinë.
Ky referim sot ka sjell zhgënjim të madh te vajzat dhe për komunitetin sportiv, ku shumica e lojtareve tona, janë studente, kjo formë e funksionimit nga zyrtarët e ndeshjes të FFK-së me të vërtetë vret të ardhmen e futbollit e në veçanti futbollin e femrave nga këta njerëz të ulët, që tentojnë ti vrasin ëndërrat e të rejave dhe të rinjve të vendit tonë, duke e degraduar ç’do vlerë si atë sportive po ashtu edhe njerëzore.
Prandaj kërkojmë nga FFK- ja që mos të heshtë, urgjent të marrë masa për këta referë ordinerë, apo më mirë të tërhjekemi nga kjo garë e “kurdisur ” për fituesin që me gjasë është përcaktuar qysh nga fillimi i edicionit garues.
Duke e pa situatën në fushën e lojës ku Gjygjtari Kryesor nuk lejon që të zhvillojmë ndeshjen fer play, dikur dorëzohen dhe lejojnë ekipen kundërshtare që të shënojnë si në dasëm pa i penguar fare.
E gjithë këtë maskaradë Delegati i ndeshjes të gjitha këto veprime i justifikon dhe në protokolin e ndeshjes, zhvillimin e ndeshjes e paraqet si normal dhe ç’do gjë në rregull!
Në vazhdim ju lëmë me pamjet e padëshiruara të cilat ndodhin në futbollin e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Futbollisti i Rilindjes së Prishtinës do të stërvitet në akademinë e Villarrealit

Futbollisti i Rilindjes së Prishtinës do të stërvitet në akademinë e Villarrealit

Zyrtare: Trajneri Gentjan Mezani i bashkohet Drenicës

Zyrtare: Trajneri Gentjan Mezani i bashkohet Drenicës

Tifozët e Crvena Zvezdës djegin figurat e Albin Kurtit e Hashim Thaçit

Tifozët e Crvena Zvezdës djegin figurat e Albin Kurtit e Hashim Thaçit

Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës”

Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës”

MASh hap thirrjet për 5 skema të bursave studentore – bursa deri 7000 euro

MASh hap thirrjet për 5 skema të bursave studentore – bursa deri 7000 euro

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar

Rriten rastet me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar

Presidentja Shiroka-Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Presidentja Shiroka-Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

IKD-ja dorëzon në Kuvend nismën legjislative qytetare, të mbështetur nga 12 mijë e 120 qytetarë

IKD-ja dorëzon në Kuvend nismën legjislative qytetare, të mbështetur nga 12 mijë e 120 qytetarë

Futbollisti i Rilindjes së Prishtinës do të stërvitet në akademinë e Villarrealit

Futbollisti i Rilindjes së Prishtinës do të stërvitet në akademinë e Villarrealit

Zyrtare: Trajneri Gentjan Mezani i bashkohet Drenicës

Zyrtare: Trajneri Gentjan Mezani i bashkohet Drenicës

Dogana e Kosovës zbulon kanabis në një dërgesë postare

Dogana e Kosovës zbulon kanabis në një dërgesë postare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën