TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

KF Kosova, klubi i veçantë i futsallit në Finlandë dhe pranë historisë

nga tëvë1
6 muaj më parë
39
A A
KF Kosova, klubi i veçantë i futsallit në Finlandë dhe pranë historisë

Klubi i futsallit Kosova, në Finlandë është një ekip i veçantë.

Nga emri e kupton se bëhet fjalë për një ekip që ka rrënjët në Kosovë, por kur e sheh nga afër, e kupton se bëhet fjalë për më shumë se kaq.

Reklamë

KF Kosova është një klub futsalli që vepron në Turku, Finlandë. I themeluar në vitin 2005 nga komuniteti shqiptar i Kosovës në Finlandë, klubi ka për qëllim promovimin e futsallit dhe integrimin e anëtarëve të komunitetit në shoqërinë finlandeze.
Ajo çfarë e dallon këtë ekip, përveç emrit, është se të gjithë futbollistët e skuadrës janë shqiptarë. Lojtarët e këtij ekipi i kanë rrënjët në Kosovë dhe rrethinë. Disa prej tyre kanë lindur në Kosovë dhe u shpërngulën në Finlandë si fëmijë, disa e kanë kaluar tërë jetën në Finlandë.
Gjuha që flitet në stërvitjet e Kosovës, natyrisht është shqipja.

Përtej emocionit patriotik, ajo çfarë është më e rëndësishme të theksohet për këtë skuadër është aktiviteti që e zhvillon dhe synimi.

Skuadra e parë e KF Kosova garon në divizionin e dytë të futsallit në Finlandë, “Futsal-Ykkönen”, për sezonin 2024–2025.
Por në këtë edicion, ekipi i emigrantëve nga Kosova, siç njihet në Finlandë, e ka rastin historik, që të ngjitet në ligën elite të futsallit, si skuadra e parë e formuar vetëm me shqiptarë.

Dhe ky synim nuk është më një ëndërr, por vetëm dy ndeshje larg.

KF Kosova prin në tabelë, në kategorinë e dytë. Nga 16 ndeshjet e zhvilluara, i ka realizuar 14 fitore, ka vetëm një disfatë dhe një barazim. 14 ndeshje pa humbje në seri, dhe me 43 pikë, gjashtë më shumë se ekipi i dytë në tabelë TP-Kaarle, Kosova është në rrugë të mirë që në dy duelet e radhës të regjistroj suksesin historik dhe të ngjitet në ligën e parë të Futsallit në Finlandë.

Alban Ferati, i cili ka vite që punon me skuadrën si trajner, ka thënë se ndeshjet e Kosovës përcillen me shumë shikues, të cilët e përkrahin skuadrën. Për komunitetin shqiptar në qytetin Turku, prej nga edhe vjen ekipi Kosova, ndeshjet janë një faktor emocionues.
“Ditët e ndeshjeve janë shumë të rëndësishme për kosovarët këtu. Ata mblidhen dhe krijojnë atmosferë fantastike në sallë”, kujton Ferati. “Nuk mendoj se ka diku tjetër një gjë të tillë. Do të ishte sukses historik ngjitja në ligën elite, por ne kemi ende katër ndeshje për t’i luajtur, jemi të vendosur t’i përfundojmë sa më mirë”, ka thënë Ferati.

Nuk mund të dallosh lojtarët, njërin nga tjetri, por Mubarek Musliu e ka ngritur shumë nivelin e ekipit, derisa Albijon Muzaqi e Gëzim Voca, ishin të jashtëzakonshëm. Muzaqi shihet si lojtari më efektiv i ligës, derisa Voca është golashënuesi më i mirë i kampionatit.

“Futsalli i ka bashkuar njerëzit” , thotë Ferati , i cili shpreson në një festë të madhe në muajin mars, kur pritet që KF Kosova të konfirmohet kampione dhe të bëj historinë, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që inkuadrohet në elitën e futsallit finlandez.

Share6Tweet4

Postime të ngjashme

Juventusi sfidon Napolin për Sanchon

Roma heq dorë nga Sancho

Asani debuton me barazim tek Esteghlali

Asani debuton me barazim tek Esteghlali

Ajeti në formacionin e javës në Turqi

Ajeti në formacionin e javës në Turqi

Sunderlandi i Xhakës eliminohet nga Huddersfieldi

Sunderlandi i Xhakës eliminohet nga Huddersfieldi

Smajljaj: Konstituimi i Kuvendit, më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për formim të Qeverisë

Smajljaj: Konstituimi i Kuvendit, më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për formim të Qeverisë

Juventusi sfidon Napolin për Sanchon

Roma heq dorë nga Sancho

Asani debuton me barazim tek Esteghlali

Asani debuton me barazim tek Esteghlali

Ajeti në formacionin e javës në Turqi

Ajeti në formacionin e javës në Turqi

Sunderlandi i Xhakës eliminohet nga Huddersfieldi

Sunderlandi i Xhakës eliminohet nga Huddersfieldi

Arthur Melo huazohet te Gremio

Arthur Melo huazohet te Gremio

Milani, favorit për Rabiotin

Milani, favorit për Rabiotin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X