TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

Hoteli i dikurshëm i minatorëve në Novobërdë, që dikur gumëzhinte nga jeta, sot është kthyer në një objekt të braktisur. Me dhjetëra dhoma dhe hapësira që dikur shërbenin për banim e aktivitete, tashmë qëndron i rrënuar dhe i harruar. Dikur strehë për shumë punëtorë, sot ka mbetur vetëm si kujtim i një kohe tjetër.

by TËVË 1
2 orë ago
3 1
A A

Me nostalgji po e sheh vendin ku kaloi një pjesë të rinisë.

Rizah Vrajolli, u kthye edhe njëherë, aty ku punoi e jetoi për vite të tëra.

Veçse asgjë nuk gjeti ashtu siç e la dikur.

Objekti që dikur qe strehë për të, sot është kthyer në gërmadhë.

Në këtë hapësirë, që aso kohe shërbente si hotel, strehoheshin ish-punëtorët e minierës së Novobërdës, që vinin nga vise të ndryshme të vendit.

“Ky ka qenë hoteli ku kanë banuar punëtorët, sidomos ata që kanë qenë vetëm jo familjarë, dhe kjo pjesa këtu zakonisht kanë qëndruar mbikëqyrësit edhe punëtorët që janë marrë me operativë në minierë. Këtu në hotel kanë jetu punëtorë të viseve të ndryshme kushdo që ka punu në minierë, ka pas prej Prishtine, prej Mitrovice”, deklaroi inxhinieri në minierën e Novobordës.

Por muret e plasaritura e  dritaret e  thyera, s’ia ndryshojnë pamjen e ngulitur në kujtesë.

Ky vend që tashmë duket i harruar, dekada më parë kishte goxha gjallëri.

“Këtu dhe në atë kohë ka pasur edhe aktivitete në muzike, ka qenë salla, pra ka pasur kushte edhe për qytetarët, por edhe pjesa tekniko-organizative”.

Me mbi 60 dhoma gjumi, hoteli, kishte brenda edhe kuzhinën, ku punëtorët hanin vakte të ndryshme ushqimi.

Madje për të, hoteli ka një rëndësi të veçantë, për një tjetër arsye.

“Unë këtu kam mbajt martesën, dasmën në vitin 1983, ka qenë një dimër i vështirë, dhe atëherë dasmat me u mbajt në hotel nuk kanë qenë tradicionale, por e kemi mbajte dasmën që ka qenë prej të rrallave”.

E dasmën, thotë se e bëri edhe me muzikë.

“Muzikë ka qenë Sinan Vllasaliu në atë kohë ka qenë i ri, dhe është një kujtim i mirë sepse Sinani është i kësaj treve”.

Nga hoteli, minatorët ecnin afro një kilometër deri tek miniera, aty ku nëntoka e Novobërdës, numëronte mbi 3700 punëtorë.

“Jeta e minatorit është gjithmonë e vështirë,edhe kushdo qe flet për minatorin ka një ndjenjë të veçantë sepse puna në minierë është e veçantë dhe e rëndë”.

Objekti u ndërtua më 1975-tën, ndërkaq pas luftës, për disa vite u përdor nga UNMIK-u.

Megjithatë tashmë ka gati dy dekada, që objekti nuk përdoret për asgjë.

Kronikë e realizuar nga gazetari, Driton Sadiku

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

“Falë gjakut të tyre jemi këtu”, përkujtohen të rënët e familjes Bogujevci, Llugaliu e Duriqi në Podujevë

“Falë gjakut të tyre jemi këtu”, përkujtohen të rënët e familjes Bogujevci, Llugaliu e Duriqi në Podujevë

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

“Ta justifikosh Serbinë, për neve nuk ka vrasje tjetër” – kërkohet përgjegjësi institucionale për ekspozitën

“Ta justifikosh Serbinë, për neve nuk ka vrasje tjetër” – kërkohet përgjegjësi institucionale për ekspozitën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën