TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Këto janë disa fshatra që kanë kërkuar të bëhen komuna, MAPL tregon procedurat ligjore që duhet ndjekur

nga Besarta Mehmeti
16 Korrik, 2022
0
A A
Këto janë disa fshatra që kanë kërkuar të bëhen komuna, MAPL tregon procedurat ligjore që duhet ndjekur

                                                                                                                                       Autor: Besarta Mehmeti

17 fshatra të Kosovës kanë aplikuar zyrtarisht që të bëhen komuna. Aplikimi i tyre është bërë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

E që një fshat për t’u bërë komunë duhet të plotësojë disa procedura, sipas MAPL-së.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi të enjten në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se në raport ka pranuar 17 kërkesa për formim të komunave të reja, ku këto fshatra kanë vetëvlerësuar që duhet të jenë komuna.

“Në raport që kam pranuar janë diku 17 kërkesa për formim të komunave të reja. Janë fshatra të mëdha që vetëvlesojnë që duhet të jenë komuna. Ky diskutim bëhet shumë aktual gjatë kohës së zgjedhjeve ose para zgjedhjeve, sidomos nga komunitetet pakicë diku në pjesë të Kosovës po e them jo serb”, tha ai.

Sipas tij, këto fshatra nuk kanë plotësuar kriter formal për diskutim.

“Nga raporti që kam parë nuk kanë plotësuar kriter formal për diskutim. Unë mendoj që duhet të kemi shumë kujdes në idenë të funksionimit të komunës”, ka theksuar Krasniqi.

Në lidhje me këtë, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal për Teve1.info ka treguar mënyrën dhe procedurat ligjore që duhet ndjekur një fshat për tu bërë komunë.

“Ligji Nr. 03/L-041 “Për kufijtë administrativ të komunave” parashikon në nenin 10. Mënyrat e Ndryshimit të Kufijve administrativ të Komunave dhe më konkretisht Ndryshimi i kufijve administrativ të komunës bëhet me: a) bashkimin e një apo më shumë komunave me një komunë ekzistuese; b) bashkimin e dy apo më shumë komunave për formimin e një komune të re; c) me ndarjen e një pjese të një komune (apo komunave) për t`iu bashkuar me një komunë tjetër; d) me ndarjen e një pjese të një komune apo komunave për formimin e një komune të re”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Në përgjigjen e MAPL-së bëhet e ditur se një fshat për t’u bërë komunë duhet të ketë propozimet dhe dokumentet mbështetëse që përfshijnë së paku 7 pika.

“Gjithashtu Neni 11 përcakton përmbajtjen e propozimeve dhe dokumentet mbështetëse për ndryshime të kufijve administrativ të cilat duhet të përfshijnë së paku: a) hartën e territorit apo territoreve, kufijtë administrativ të cilave propozohen të ndryshohen, duke specifikuar kufijtë administrativ e rijnë të propozuar; b) arsyetimin për nevojën e ndryshimeve të tilla dhe lehtësimin ose vështirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbime të ofruara nga komuna; c) analizën e efekteve të ndryshimit në aspekt të qëndrueshmërisë ekonomike të komunës; d) arsyetimin që ndryshimet janë në pajtueshmëri me parimin e subsidiaritetit dhe ndikojnë pozitivisht në ushtrimin e kompetencave të komunave; e) materialet shpjeguese për formën e likuidimit të borxheve apo kredive të kontraktuara nga secila komunë; f) raporti i cili përmban mënyrat e konsultimit me qytetarët, rezultatin pro dhe kundër nga këshillimi me qytetarët; dhe g) dokumentet tjera të krijuara nga autoritetet përkatëse gjatë procesit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”, kanë thënë nga kjo ministri.

Nga 17 fshatra, MAPL-ja për Teve1.info ka treguar emrat e 6 prej tyre që e kanë kërkuar të bëhen komuna.

“Disa nga këto komuna janë: 1. Zhegër – Komuna Gjilan, 2. Vitomiricë – Komuna e Pejës, 3. Orllan – Komuna e Podujevës, 4. Runik – Komuna e Skenderajt, 5. Zym – Komuna e Prizrenit, 6. Krushë e Madhe – Komuna e Rahovecit”, kanë thënë nga kjo ministri.

Sipas MAPL-së, lidhur me propozimet për ndarje të një pjese të territorit, në mënyrë që të krijohet një komunë e re, kërkesa duhet të përfshijë edhe: a) planin për ndarjen e pronave tyre respektive, të drejtave, veprimeve, borxheve dhe obligimeve; b) planin për rialokimin e stafit komunal që do të emërohet në komunën e re; c) listën e certifikuar të qytetarëve që gjenden në pjesën apo në pjesët të cilat do të përbëjnë komunën e re.

Kjo ministri ka theksuar nenin 12 i cili përcakton që në rast se një fshat i banuar me komunitete jo shumicë aplikon të bëhet komunë, atëherë ai duhet së paku 75% e banorëve të jenë nga ai komunitet.

Gjithashtu, në ligj specifikohet edhe një element shtesë që secili fshat që synon të bëhet komunë duhet t’i ketë pesë mijë banorë në të, në mënyrë që të ketë të drejtë për të aplikuar.

“Së fundmi Neni 12 përcakton gjithashtu dhe kushtin ligjor të Konsultimit me komunitetet jo shumicë, në rastet kur ky komunitet përbën së paku 75% të popullsisë në një vendbanim të përqendruar në zona kadastrale të bashkëlidhura me popullsi të gjithëmbarshme prej së paku 5000 qytetarësh, me qëllim të krijimit të komunave të reja”.

“Vendim për ndryshimin e kufijve administrative të komunës i nënshtrohet procedurës së plotësim ndryshimit të Ligjit ‘Për kufijtë administrativ të komunave’ pasi hynë në legjislacionin vital si kategori kushtetuese e cila kërkon shumicën e dyfishtë për plotësim ose ndryshim”, thuhet më tej në përgjigjen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Vendi përbëhet prej 38 komunave e të cilat paraqesin njësinë themelore të vetëqeverisjes lokale në Kosovë. Secila prej komunave ka një kryetar komune, kuvendin komunal (këshilli bashkiak), dhe disa kompetenca vetëqeverisëse. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

7 tentativa për votim të fshehtë, kur pritet që Kushtetuesja të kthejë përgjigje?

7 tentativa për votim të fshehtë, kur pritet që Kushtetuesja të kthejë përgjigje?

Emisioni “Këndi i Debatit” 14.05.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 14.05.2025

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

7 tentativa për votim të fshehtë, kur pritet që Kushtetuesja të kthejë përgjigje?

7 tentativa për votim të fshehtë, kur pritet që Kushtetuesja të kthejë përgjigje?

Zyra e BE-së për takimin e Costa me Kurtin thonë se u diskutua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Zyra e BE-së për takimin e Costa me Kurtin thonë se u diskutua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Abdixhiku e njofton Rohden mbi propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie të Tranzicionit

Abdixhiku e njofton Rohden mbi propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie të Tranzicionit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X