TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këta janë dy deputetët që pritet ta kryesojnë seancën konstituive të 15 prillit

by Tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Këta janë dy deputetët që pritet ta kryesojnë seancën konstituive të 15 prillit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit, e cila është caktuar nga presidentja Vjosa Osmani të mbahet më 15 prill, do të kryesohet ngady deputetë, nga ai më i vjetri në moshë dhe më i riu në sallë, raporton KosovaPress.

Në këtë seancë pritet të zgjidhet kryeparlamentari ri, ku përparësi për të propozuar ka grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit.

Nga legjislatura e re, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari është më i moshuari, 78 vjet, ndërsa, deputetja më e re është Sala Jashari, 25-vjeçare nga Partia Demokratike e Kosovës.

Dehari ka arritur votat të bëhet deputet për herë të dytë në zgjedhjet e 9 shkurtit nga partia Lëvizje Vetëvendosje. Ndërkaq, Jashari ka kandiduar dhe zgjedhur për herë të parë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, deputeti Avni Dehari mori mbi 90 mijë vota. Derisa, deputeten Sala Jashari e votuan mbi 35 mijë qytetarë.

Eugen Cakolli nga KDI duke konfirmuar, theksoi se “Me sa kemi pasur informacione, Avni Dehari dhe Sala Jashari janë deputetë që kanë me udhëheq me seancën konstituive”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025, njofton Zyra e Presidencës.

Pas konstituimit të Kuvendit, fillon procesi për krijimin e Qeverisë. Sipas Kushtetutës, presidenti është i detyruar t’i propozojë Kuvendit kandidatin për kryeministër, pas një konsultimi me partinë apo koalicionin që ka fituar shumicën.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt dhe rezultatet nga KQZ-ja janë certifikuar javën e kaluar. Në bazë këtyre rezultateve, LVV ka dalë e para me 48 deputetë, PDK e dyta me 24 deputetë, LDK e treta me 20 deputetë dhe AAK-NISMA e katërta me 8 deputetë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Protestat në Shqipëri, Haxhiu: Nuk e mbështesim dhunën, LVV-ja nuk ka bërë thirrje për mbështetje të protestës

Çitaku i vlerëson përpjekje për njollosje të UÇK-së, raportimet se Dick Marty është cak për ekzekutim

Deputeti i PDK-së: Çitaku, kandidate e mundshme për kryetare të partisë

Çitaku thirrje Kurtit për reflektim: Nuk e ke shumicën

Vlora Çitaku pjesë e grupit punues për strategjinë shtetërore nga Kuvendi i Kosovës

Maqedonci: Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Maqedonci: Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Adams i Rahovecit 029 shpallet “MVP”

Adams i Rahovecit 029 shpallet “MVP”

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka reagon ashpër pas humbjes së Sunderlandit

Ministri i Brendshëm francez pranon se policia “humbi kontrollin” gjatë protestave dhe ofron dorëheqjen

Ministri i Brendshëm francez pranon se policia “humbi kontrollin” gjatë protestave dhe ofron dorëheqjen

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Ballkani e Prishtina, publikojnë formacionet zyrtare

Banka e Shqipërisë thotë se depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta

Banka e Shqipërisë thotë se depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta

Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Lëndohet Conceicao, Zhegrova mund të përfitojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën