Mesfushori Franck Kessie pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni për t’u rikthyer në Itali. “Calciomercato” ka shkruar të martën se Kessie pritet t’i bashkohet Interit, pasi ekipi italian po llogaritet favorit për shërbimet e tij.
Kessie iu bashkua Barcelonës verën e shkuar si lojtar i lirë, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij tek ekipi spanjoll.
Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, ndërsa Interi për kartonin e tij ka ofruar rreth 30 milionë euro.
Në 24 ndeshje për Barçën deri më tani, Kessie ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime. Ai te Interi po shihet si përforcim i madh për sezonin e ardhshëm, pasi në Itali karrierë ka bërë edhe te Milani, Atalanta e Cesena. Kessie me Milanini e ka fituar titullin e kampionit të Italisë.