TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Këshilltari i Kurtit për Klinakun: Gjuhë e papërgjegjshme për dikë që përfaqëson veteranët

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Këshilltari i Kurtit për Klinakun: Gjuhë e papërgjegjshme për dikë që përfaqëson veteranët

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti për Çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, Azem Bici, ka reaguar pas deklaratës së djeshme të ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku i cili ka thënë se më parë do ta vriste kryeministrin, sesa ta lëshonte Kosovën.

Bici ka thënë se kjo është hera e dytë brenda një muaji, që kryeministri “po kërcënohet publikisht” dhe në të dyja rastet, sipas tij, “kërcënimet janë nga njerëz që flasin në emër të veteranëve të luftës”, përcjell teve1.info

Sipas Bicit, Klinaku në vend që të reflektojë, “po e përsërit gabimin e njëjtë”.

“Në fund të muajit korrik, ish-deputeti i AAK-së dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, i cili duke folur për veteranët dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë, kërcënonte institucionet dhe kryeministrin ndër të tjerash kishte thënë se “kur vijnë ata, nuk vijnë për me i tha puna e mbarë”. Ndërkaq dje, u.d. i Kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku fillimisht tha se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, e më pas, në vend që të reflektojë, e përsëritë kërcënimin e njëjtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ai është shprehur se kjo gjuhë është e papranueshme për këdo, dhe në të njëjtën kohë siç thotë ai, e papërgjegjshme që dikë që përfaqëson veteranët.

“Kjo gjuhë është e papranueshme për këdo. Veçanërisht e papërgjegjshme, e padinjitetshme, dhe jokombëtare, për dikë që flet ose përfaqëson veteranët e luftës. Kryeministri i Republikës është kryeministër i të gjithëve. Është i Republikës për të cilën kemi luftuar. Nuk duhet të pajtohemi për asnjë moment, as si shoqëri e as si veteranë të luftës, që me aq lehtësi të flitet për sulme, kërcënime dhe vrasje të kryeministrit të vendit tonë. Nga gjuha e tilla duhet të distancohen të gjithë. Ajo nuk e përfaqëson luftëtarin e UÇK-së e as veteranin e luftës. Luftëtari i UÇK-së ka mbrojtur dhe luftuar për vendin. Ai nuk kërcënon, nuk sulmon e as nuk vret. Gjeneratat e reja nuk duhet ta krijojnë përshtypjen se kush ishte UÇK-ja përmes gjuhës dhe deklaratave të këtilla iracionale”, ka shtuar Bici.

Klinaku ka ndarë dje në rrjetin social në Facebook një bisedë që ka pasur me një votues të Kurtit, ku ndër të tjerash ka thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Për këtë deklaratë, ai është intervistuar sot nga Policia, teksa pas intervistimit, Klinaku bëri të ditur për Tëvë 1 se kjo deklaratë e tij është nxjerrë nga konteksti.

Ndërsa theksoi se nuk e ka në plan të japë dorëheqje, pavarësisht kërkesave që po i bëhen. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri: Kurti po e merr politikën e LDK-së dhe po e përkthen në vizion të tij

Haziri për vrasjen e trefishtë: Gjilani është shndërruar në qytet të kronikës së zezë

Krasniqi i dërgon letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Krasniqi: Alarm për pasigurinë e kriminalitetin që po rriten

Arrestohet një person për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Tragjedia në Gjilan – I plagosuri në QKUK në rrezik për jetë

Tragjedia në Gjilan – I plagosuri në QKUK në rrezik për jetë

Hendboll, Kosova U19 gati për fazën e dytë të Botërorit

Hendboll, Kosova U19 gati për fazën e dytë të Botërorit

“Nuk e di të ardhmen”, Kumbulla: Gjithçka varet nga trajneri i ri i Romës

Kumbulla largohet nga Roma, Cagliari e Espanyoli në garë

Haziri: Kurti po e merr politikën e LDK-së dhe po e përkthen në vizion të tij

Haziri për vrasjen e trefishtë: Gjilani është shndërruar në qytet të kronikës së zezë

Krasniqi i dërgon letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Krasniqi: Alarm për pasigurinë e kriminalitetin që po rriten

Arrestohet një person për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Tragjedia në Gjilan – I plagosuri në QKUK në rrezik për jetë

Tragjedia në Gjilan – I plagosuri në QKUK në rrezik për jetë

Kërkohet nga skuadrat angleze, Fermin Lopez merr vendimin për të ardhmen

Kërkohet nga skuadrat angleze, Fermin Lopez merr vendimin për të ardhmen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X