TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Këshilli Shqiptaro-Amerikan mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut

by tëvë1
3 orë ago
1
A A
Maqedonia e Veriut dëbon pesë diplomatë rusë

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC)  i ka dhënë mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut të cilët po kërkojnë që Provimin e Jurispodencës ta mbajnë në gjuhën shqipe

Sipas AARC, kjo e drejtë atyre u garantohet me Kushtetutë, Marrëveshjen e Ohrit dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Është thellësisht shqetësuese—dhe sinqerisht e papranueshme—që në vitin 2026, studentët detyrohen të dalin në rrugë për të kërkuar atë që nuk është privilegj, por një e drejtë e garantuar qartë nga kuadri kushtetues dhe ligjor i shtetit. E drejta për përdorimin e gjuhës shqipe në procedurat zyrtare është e bazuar fuqishëm në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, si dhe në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Këto instrumente ligjore afirmojnë në mënyrë eksplicite barazinë e gjuhëve që fliten nga të paktën 20% e popullsisë, përfshirë shqipen, në institucionet dhe proceset publike. Mohimi i mundësisë për ta dhënë Provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk është vetëm në kundërshtim me këto dispozita—ai përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të tyre”, thuhet në deklaratë.

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, ka kritikuar spektrin politikë shqiptarë për siç thuhet për pasivitet.

“Po ashtu, shprehim zhgënjimin tonë të thellë ndaj përfaqësuesve politikë shqiptarë që kanë mbetur të munguar, pasivë apo joefektivë në këtë çështje. Detyra e tyre nuk është simbolike—është të mbrojnë në mënyrë aktive të drejtat e qytetarëve që përfaqësojnë. Në një çështje kaq të qartë, kaq themelore dhe kaq të bazuar në ligj, nuk ka asnjë justifikim për heshtje apo mosveprim. Ky dështim nuk është vetëm politik; është një shpërfillje e përgjegjësisë. Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin politizimin e kësaj çështjeje. Të drejtat themelore nuk janë mjete pazari dhe nuk duhet të jenë objekt manovrash partiake. Kjo është një çështje e ligjit, barazisë dhe dinjitetit njerëzor—asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, thuhet tutje.

Të hënën në Shkup pritet të ketë protestë masive.

Kjo pasi studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po u pamundësohet mbajtja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ndonëse për katër vite, studimet i kryen në gjuhën e tyre amtare./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mediat iraniane pretendojnë për përleshje me forcat amerikane gjatë shpëtimit të pilotit amerikan

Mediat iraniane pretendojnë për përleshje me forcat amerikane gjatë shpëtimit të pilotit amerikan

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën