TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Këshilli i Evropës nuk komenton raportimet se aplikimi i Kosovës nuk u përfshi sot në rendin e ditës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Këshilli i Evropës nuk komenton raportimet se aplikimi i Kosovës nuk u përfshi sot në rendin e ditës

Mediumi Euronews Serbia ka raportuar sot se Këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës, nuk e ka përfshirë çështjen e aplikimit të Kosovës, në rendin e ditës.

Lidhur me këto pretendime, teve1.info ka pyetur këtë institucion, i cili ka kthyer përgjigjen e zakonshme se diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale.

Megjithatë, nga ky institucion kanë rikujtuar se aplikacioni po shqyrtohet nga Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës, në përputhje me rregullat përkatëse.

“Siç e dini, aplikacioni po shqyrtohet nga Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës, në përputhje me rregullat përkatëse. Ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj për faktin se puna dhe diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale”, ka thënë zëdhënësi Dushan Vojnoviq.

Ndryshe mediumi i njëjtë gjatë ditës së djeshme, thirrur po nga burime diplomatike, kishte raportuar se ambasadat e ShBA-së kishin kërkuar nga Këshilli i Evropës që mos të vendoste në agjendë, çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Gjithnjë sipas Euronews Serbia, ShBA-ja kishte kërkuar që aplikimi të mos shqyrtohet “derisa Kosova të miratojë një qëndrim më konstruktiv për Bashkësinë e Komunave Serbe, i cili do t’i hapte rrugën propozimin e një marrëveshjeje bazë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Televizioni për këto pretendime ka pyetur Departamentin e Shtetit dhe Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme.

Kjo e fundit përmes një përgjigjje për teve1.info përsëriti se qëndrimi i ShBA-së është i qartë për themelimin e Asociacionit menjëherë. Sa i përket raportimeve të Euronews Serbia, kanë shtuar se nuk mund të komentojnë “mbi korrespodencën e pretenduar diplomatike”.

“Pozicioni i SHBA-së është i njohur mirë: siç vunë në dukje këshilltari Derek Chollet dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar në shkrimin e tyre, koha për krijimin e ASM-së është tani. Përtej kësaj, ne nuk mund të komentojmë mbi korrespondencën e pretenduar diplomatike”, ka thënë për teve1.info zëdhënësja Katherine Judd.

Kujtojmë se në një kolumne të përbashkët nga këshilltari i DASh-it Chollet dhe ndihmëssekretari Escobar, një pjesë e së cilës është publikuar nga ambasada amerikane, thuhet se koha për themelimin e Asociacionit është tani dhe se ShBA nuk do të lejojë një Asociacion i cili cenon sovranitetin e Kosovës.

Këto pretendime, Ambasadori amerikan i përsëriti edhe dje pas diskutimit që u zhvillua në Ambasadën amerikane për këtë çështje.

Ndërsa nga Qeveria po përsërisin vazhdimisht se Asociacioni është e vetmja prej 33 marrëveshjeve me Serbinë që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Madje kryeministri Albin Kurti u pat shprehur i zhgënjyer nga Escobar, pasi tha se “ka pritur që ai në Beograd do të deklarojë që, pavarësisht presidentit të Serbisë, Serbia duhet ta njohë Kosovën, në vend se në Prishtinë të thotë se pavarësisht kryeministrit të Kosovës, duhet të bëhet Asociacioni“.

https://teve1.info/lajmet/shba-dhe-kie-nuk-komentojne-pretendimet-per-kerkesen-amerikane-per-heqjen-e-kosoves-nga-agjenda/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Rinumërimi i votave mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

“Info Nata”- 13.01.2026

“Info Nata”- 13.01.2026

City fiton ndaj Newcastlet

City fiton ndaj Newcastlet

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën