TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Këshilli i Etikës i shpall plagjiatorë Kastratin e Dugollin, ORCA kërkon shkarkimin e tyre

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Këshilli i Etikës i shpall plagjiatorë Kastratin e Dugollin, ORCA kërkon shkarkimin e tyre

Kjo pasi Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës vendosi që të dy përmes plagjiaturës kanë fituar titujt.

“Për të mos shkuar tutje me masa më të rënda, ORCA kërkon me urgjencë që: Këshilli i Fakultetit Filozofik ta heq nga roli i senatorit të këtij fakulteti Bujar Dugollin. Nuk bën dhe nuk mundet, nja plagjiator të jetë përfaqësues i Fakultetit në Senat, organin që merret me çështje akademike, madje edhe me integritetin akademik”.

“Së dyti, Senati i UP-së si organi më i lartë akademik i institucionit të mos e aprovojë vendimin e Këshillit të Etikës për masat e lehta që i ka propozuar ndaj Dugollit e Kastratit, por t’i përjashtojë të dy nga universiteti siç ndodh në çdo vend të botës kur dikujt i vërtetohet plagjiatura. E pakta që mund të bëjnë tash për tash është heqja e titujve akademikë të fituar përmes plagjiaturës”, thuhet në njoftimin e ORCA-s. /teve1.info/

Njoftimi i plotë:

SHPALLEN PLAGJIATORË BUJAR DUGOLLI DHE ARDIAN KASTRATI

Këshilli i Etikës ka vendosur – Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati, janë plagjiatorë.

Nesër bëhen 1 vit nga denoncimi i parë publik i ORCA-s për plagjiaturat e dy profesorëve të Fakultetit Filozofik, Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit. Të dy profesorët e kanë shfrytëzuar punimin me përmbajtje të plagjiaturës duke vjedhur nga burime të ndryshme dhe përmes kësaj vjedhjeje janë ngritur në pozita më të larta akademike.

Më 1 tetor 2021, ORCA kishte dorëzuar në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës prova përfundimtare mbi plagjiaturën e dy profesorëve, pas 6 muajsh Këshilli i Etikës më 10 mars 2022 i ka kthyer ORCA-s një përgjigje zyrtare duke thënë se ata kanë vendosur që çështjen e referuar për pretendimet e plagjiaturës ta administrojnë përmes ekspertizës profesionale.

Pas kësaj përgjigje skandaloze të Këshillit të Etikës, ORCA kishte ndërmarr një hap tjetër duke vënë kontaktet e para me revistën botuese të punimit duke ia bashkangjitur të gjitha provat dhe dëshmitë e plagjiaturës, sikurse e kishte bërë në tetor të vitit 2021 me Këshillin e Etikës.

Më 25 mars 2022, revista i është përgjigjur ORCA-s duke konstatuar dhe verifikuar plagjiaturën e punimit të profesorëve Dugolli dhe Kastrati. Në përgjigjën zyrtare të pranuar nga ta thuhet se punimi do të hiqet menjëherë nga revista dhe se politikat e revistës nuk e lejojnë plagjiaturën në asnjë formë. Rrjedhimisht, pas disa ditësh punimi është hequr nga revista, duke faktuar përtej çdo dyshimi që punimi i profesorëve përmban plagjiaturë.

Me të marr këtë përgjigje nga revista, ORCA i është drejtuar edhe njëherë Këshilli të Etikës duke paraqitur prova shtesë për plagjiaturën, me ç’rast e ka plotësuar denoncimin fillesat të datës 1 tetor 2021.

Me 16 qershor 2022, Këshilli i Etikës i ka kthyer përgjigje ORCA-s duke konstatuar përfundimisht se punimi i paraqitur nga profesorët Dugolli dhe Kastrati ka përmbajtje të theksuar të plagjiaturës dhe si rrjedhojë i ka shkelur të gjitha standardet e ndershmërisë akademike dhe kredibilitetit në publikime shkencore. Por, pavarësisht konfirmimit të plagjiaturës, Këshilli i Etikës edhe pse i ka cilësuar si shkelje të rënda veprimet e profesorëve, ka marrë masa qesharake ndaj tyre.

Në vendim thuhet se profesorit Bujar Dugolli i ndalohet mentorimi i temave të diplomës së masterit dhe doktoratës për dy vite, ndërsa Ardian Kastratit i ndalohet mentorimi i temave të të gjitha niveleve për 3 vite. Dhe si masë ndëshkuese e përbashkët, të dy profesorëve nuk punimi plagjiat nuk konsiderohet si punim i botuar në revista shkencore dhe si rrjedhojë nuk mund të përdoret për avancime akademike.

Kjo masë ndëshkuese është skandaloze dhe e papranueshme dhe e palogjikshme, e para sepse Këshilli i Etikës përmes kësaj mase e ka legjitimuar plagjiaturën, kjo masë i bën thirrje indirekte profesorëve për të plagjiuar ngase pyetja shtrohet cilit prej profesorëve të universitetit i bëhet vonë nëse nuk mentoron tema të diplomës për dy a tre vite, kur ai/ajo tashmë është rahatuar në pozitën e profesorit/es edhe përmes shkeljeve që ka kryer.

Dhe e dyta, vendimi është i palogjikshëm sepse e kundërshton vetveten. Të dy profesorët janë avancuar në tituj më të lartë akademik përmes këtij punimi, por Këshilli i Etikës lëre që nuk e merr në konsideratë kërkesën paraprake të ORCA-s për heqjen e titujve të fituar nga profesorët, por u thotë atyre tash e tutje këtë punim nuk mund ta përdorni për avancime akademike. Ky është kulmi i absurditetit.

ORCA nuk do të ndalet. Ne do të vazhdojmë t’i përshkallëzojmë masat që do të marrim. Nëse konsiderojmë se rrugët institucionale janë shtjerrë, kjo që po shihni sot është thjesht dhe vetëm, një hyrje në vazhdën e aksioneve e protestave.

Për të mos shkuar tutje me masa më të rënda, ORCA kërkon me urgjencë që:

Këshilli i Fakultetit Filozofik ta heq nga roli i senatorit të këtij fakulteti Bujar Dugollin. Nuk bën dhe nuk mundet, nja plagjiator të jetë përfaqësues i Fakultetit në Senat, organin që merret me çështje akademike, madje edhe me integritetin akademik.

Së dyti, Senati i UP-së si organi më i lartë akademik i institucionit të mos e aprovojë vendimin e Këshillit të Etikës për masat e lehta që i ka propozuar ndaj Dugollit e Kastratit, por t’i përjashtojë të dy nga universiteti siç ndodh në çdo vend të botës kur dikujt i vërtetohet plagjiatura. E pakta që mund të bëjnë tash për tash është heqja e titujve akademikë të fituar përmes plagjiaturës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me sëpatë në Deçan

​27 vjet nga konferenca e Rambujesë

​27 vjet nga konferenca e Rambujesë

Kuvendi i Prishtinës mban sot seancë të jashtëzakonshme për çështjen e buxhetit

Kuvendi i Prishtinës mban sot seancë të jashtëzakonshme për çështjen e buxhetit

Sot protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, qytetarët kundërshtojnë rritjen prej 21.3%

Sot protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, qytetarët kundërshtojnë rritjen prej 21.3%

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me sëpatë në Deçan

​27 vjet nga konferenca e Rambujesë

​27 vjet nga konferenca e Rambujesë

Kuvendi i Prishtinës mban sot seancë të jashtëzakonshme për çështjen e buxhetit

Kuvendi i Prishtinës mban sot seancë të jashtëzakonshme për çështjen e buxhetit

Sot protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, qytetarët kundërshtojnë rritjen prej 21.3%

Sot protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, qytetarët kundërshtojnë rritjen prej 21.3%

Vranësria e reshje shiu sot

Vranësria e reshje shiu sot

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën