TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Këshilla se si të pastroni lavatriçen në mënyrën e duhur

by tëvë1
4 vjet ago
5
A A
Këshilla se si të pastroni lavatriçen në mënyrën e duhur

Nëse nuk e pastroni asnjëherë lavatriçen tuaj, kjo mund të shkurtojë jetëgjatësinë e saj.

Në fakt pastrimi i herë pas hershëm mund të ndihmojnë duke zgjatur jetëgjatësinë e lavatriçes tuaj dhe njëkohësisht të pastrojë më së miri rrobat tuaja.

Për fat të mirë, ekzistojnë disa përbërës të zakonshëm shtëpiakë që mund t’ju vijnë në ndihmë.

AgroWeb.org ndan me ju disa metoda të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të pastroni hap pas hapi një lavatriçe dhe se si të pastroni një filtër lavatriçeje në mënyrën e duhur.

Si të pastroni lavatriçen.

Çfarë do t’ju duhet:
1 kg sodë buke

3 kg uthull e bardhë

1 copë pambuku

Udhëzime:

Hidhni 1 kg sodë buke direkt në kazanin e makinës larëse dhe më pas hidhni edhe 3 kg uthull të bardhë.

Vendoseni lavatriçen tuaj në ciklin më të nxehtë dhe më të gjatë të mundshëm.

Pasi të përfundojë cikli, fshijini pjesët e brendshme të kazanit dhe guarnicionet me një leckë të butë pambuku.

Lëreni derën e lavatriçes hapur që të thahet plotësisht.

Pastroni me uthull edhe vendin ku hidhet detergjenti i rrobave.

Si të pastroni filtrin e lavatriçes.
Lavatriçet kanë filtra dhe ato mund të bllokohen nga qimet ose papastërti të tjera.

Këto hapa të thjeshtë do t’ju ndihmojnë në procesin e pastrimit të filtrit.

Çfarë do t’ju duhet:

Tas

Peshqir

Udhëzime:

Hapni kapakun ku ndodhet filtri, që zakonisht është i vendosur në pjesën e përparme, në fund të lavatriçes.

Brenda do të shihni një filtër dhe një tub kullimi.

Shtroni peshqirin dhe vendosni sipër tasin.

Hiqni kapakun e tubit të kullimit dhe lëreni ujin të rrjedhë në enë.

Vazhdoni t’a kulloni derisa të mos rrjedhë më ujë e më pas mbylleni tubin dhe zbrazni tasin.

Zhvidhosni filtrin duke e rrotulluar në të kundërt të akrepave të orës dhe tërhiqeni për ta hequr.

Përdorni gishtat për të hequr çdo mbeturinë dhe më pas shpëlani filtrin nën ujë të rrjedhshëm.

Futeni filtrin përsëri në vendin e vet dhe në fund mbyllni kapakun.

Si të pastroni pjesën e jashtme të një lavatriçeje

Pjesa e brendshme e lavatriçes nuk është e vetmja gjë që duhet të pastroni.

Njollat ​​e papastërtive grumbullohen edhe në pjesën e jashtme saj.

Për këtë mjafton një detergjent i butë dhe një leckë e lagur.

Kur të keni mbaruar pastrimin, përdorni një leckë të pastër dhe të thatë për t’a tharë.

Sa shpesh duhet t’a pastroni lavatriçen?

Kjo varet kryesisht nga makineria juaj dhe nga detergjenti që përdorni.

Nëse përdorni produkte me bazë bimore, ato shpëlahen më kollaj dhe të lënë më pak mbetje, kështu që një herë në vit do të ishte e mjaftueshme.

Por nëse përdorni detergjentë me bazë nafte, zbutës rrobash dhe produket të ngjashme duhet t’a pastroni çdo tre deri në gjashtë muaj.

Dhe nëse papritmas lavatriçja juaj mban erë ose shihni se ka myk, duhet të veproni shpejt pasi kjo mund t’ju sëmurë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Përrallë dimri, trëndafilat ‘lulëzojnë’ në akull

Përrallë dimri, trëndafilat ‘lulëzojnë’ në akull

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët në të vërtetë?

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët në të vërtetë?

Si të parandaloni rrëshqitjen e këpucëve në akull dhe borë, ky truk i thjeshtë do t’iu ndihmojë

Si të parandaloni rrëshqitjen e këpucëve në akull dhe borë, ky truk i thjeshtë do t’iu ndihmojë

Pas Labubu vjen Mirumi, fenomeni i ri i modës 2026

Pas Labubu vjen Mirumi, fenomeni i ri i modës 2026

Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e Asllanit: “Na pëlqen, por duhet të na bindë”

Paris FC insiston për Asllanin

De Jong insiston se goli i anuluar i Yamalit nuk ishte “pozitë jashtë loje”

De Jong insiston se goli i anuluar i Yamalit nuk ishte “pozitë jashtë loje”

Barcelona ndalet nga Sociedadi

Barcelona ndalet nga Sociedadi

Senegali triumfon në Kupën e Afrikës

Senegali triumfon në Kupën e Afrikës

Milani mposht minimalisht Leccen

Milani mposht minimalisht Leccen

Janiq: Vulin i ngarkuar nga Vuçiq që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRIKCS-it

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Këta janë 5 kandidatët nga 4 partitë që po humbin më së shumti vota gjatë rinumërimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën