TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Këshilla për kursimin e parave

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Këshilla për kursimin e parave

Të gjithë ne blejmë pafund gjëra nga më të ndryshmet që nuk na duhen. Disa më shumë, disa më pak. E rëndësishme është të kursejmë, sidomos për gjërat e panevojshme.

Veshjet dhe aksesorët – Shumicës mezi u nxë dollapi rrobat, dhe përsëri të gjithë ankohen se nuk kanë çfarë të veshin. Mos shpenzo për rroba/këpucë/çanta aq shumë. Bli vetëm gjërat e nevojshme dhe nuk ka pse të jenë marka të kushtueshme. Për njerëzit që kanë miliarda dollarë, si Warren Buffet, Steve Jobs, Bill Gates, Mark Zuckerberg, etj, veshja është fare e parëndësishme për ta, sepse nuk duan të provojnë asgjë përpara të tjerëve rreth statusit të tyre (meqë të gjithë e dinë). Një orë 20 euroshe, e mat kohën njësoj si një 500 euroshe.

Vetura – Aq e nevojshme sa është, aq edhe e zbraz buxhetin e gjithsecilit. Nuk ka rëndësi sa është vlera e makinës, shpenzimet e karburantit, mirëmbajtjes dhe taksave, janë të mëdha. Nëse ke ndërmend të bëhesh i pasur, mos mbaj një makinë sepse ato para do të të duhen. Ec në këmbë, biçikletë, apo autobus. Nuk është sakrificë e madhe.

Shtëpia – Nëse jeton me prindërit dhe ke mundësi të rrish aty akoma, është mirë. Nëse të duhet të lëvizësh nga ata, merr shtëpi të lirë me qera dhe ndaje qeranë me dikë tjetër. Nëse jeton me dikë tjetër, ndan edhe qeranë edhe shpenzime të tjera të shtëpisë.

Teknologjia – Kjo është fusha që ta bën me sy 24 orë për të të marrë paratë. Ke mundësi të pafundme për të shpenzuar para në pajisjet teknologjike për t’u argëtuar, për të shitur mend, për të pasur në TV 1000 kanale që nuk i sheh asnjëherë dhe për kaluar kohën. Shumë rrallë, dikujt i duhet një pajisje e shtrenjtë si investim.

Baret dhe restorantet – Sigurisht që njeriu ka nevojë të argëtohet dhe të heqë stresin duke dalë herë pas here me shoqërinë, por tek paratë që shpenzojmë për të pirë dhe për të ngrënë jashtë, ka gjithmonë vend për të kursyer. Është e tepërt që të harxhohen për pije vazhdimisht. Gjithashtu, gatimi në kushte shtëpie është më pak se çereku i kostos që të bie po të hash në restorant.

Veset – Hiq menjëherë dorë nga veset si duhani, alkooli, drogën zëre se nuk po e përmend fare, bixhozi, lotaritë, bastet sportive, kazinotë dhe gjithçka që është provuar prej shekujsh që nuk kanë asnjë të mirë përveç problemeve shëndetësore, sociale dhe financiare.

Nëse kurseni në këtë mënyrë, do të keni mundësi të paguani veten jo 10%, por deri në 50% sipas të ardhurave mujore që keni për momentin.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin?

Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin?

Ky është sekreti për të djegur më shumë kalori në pistën e vrapimit

Ky është sekreti për të djegur më shumë kalori në pistën e vrapimit

Si të aplikoni në mënyrë perfekte bronzerin dhe korrektorin?

Si të aplikoni në mënyrë perfekte bronzerin dhe korrektorin?

Ndryshimet që duhet të bëni gjatë vitit 2025

Ndryshimet që duhet të bëni gjatë vitit 2025

“InfoNata” 04.09.2025

“InfoNata” 04.09.2025

Gjermania “tronditet” në Sllovaki, befasohet edhe Holanda

Gjermania “tronditet” në Sllovaki, befasohet edhe Holanda

Sulm me thikë në Kanada, raportohet për viktima

Sulm me thikë në Kanada, raportohet për viktima

Latifi thotë se në Rahovec gara do të jetë për vendin e dytë

Latifi thotë se në Rahovec gara do të jetë për vendin e dytë

Drita me arrijte historike, kualifikohet në Ligën e Konferencës

Zidane dhe Pëllumbi përforcojnë Dritën

Latifi shprehet i bindur se komunat do ta fitojnë betejën me nivelin qendror për Kontratën Kolektive

Latifi shprehet i bindur se komunat do ta fitojnë betejën me nivelin qendror për Kontratën Kolektive

Aktakuzë ndaj Jelena Gjukanoviq – ish-zyrtarja e OSBE-së shpërndau informacione për BIA-n

Aktakuzë ndaj Jelena Gjukanoviq – ish-zyrtarja e OSBE-së shpërndau informacione për BIA-n

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X