TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KESCO thirrje bizneseve të vogla: Aplikoni ose do të dilni në treg të hapur

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike “KESCO”, ka shtyrë datën e aplikimit për bizneset e vogla që duan të furnizohen me tarifa të rregulluara nga ZRRE. E nga KESCO bëjnë thirrje që deri më datë 16 maj të gjitha bizneset e vogla të aplikojnë. E bizneset thonë se ende nuk janë informuar aq sa duhet lidhur me këtë çështje.

by Fëllënza Krasniqi
11 muaj ago
4
A A
KESCO thirrje bizneseve të vogla: Aplikoni ose do të dilni në treg të hapur

Tarifat e reja të energjisë elektrike nga 1 maji kanë hyrë në fuqi. Tarifa këto që do të pësojnë ndryshime te bizneset e mëdha që kanë mbi 50 punëtorë.

Ani pse KESCO ka bërë thirrje për biznesit e vogla që të aplikojnë për furnizim me tarifa të rregulluara, për këtë ende nuk kanë dëgjuar pronarët e bizneseve.

“Së pari unë nuk e di që ka qenë diçka që me aplikuar për rrymë në si biznese, nuk jam informuar. Rryma është një problem që te ne bizneset nuk është duke u diskutuar se kemi problem të tjera, që shteti nuk është formuar, ne kemi mbet shumë keq. Rryma është një ngritje globale e jo vetëm në Kosovë”, shprehet një pronare e bizneseve.

Megjithatë, pronarja e këtij biznesi thotë se së shpejti do të aplikojë.

“Po aplikoj edhe pse nuk është kështu çështje primare se siç thash bizneset i kanë punët kërkah hiç, po flas në përgjithësi për bizneset nuk është mundu asnjëherë askush”, shprehet ajo.

E detaje për këtë çështje ka dhënë zëdhënësja e KESCO-s që është Furnizuesi me Shërbim Universal në Kosovë dhe ofron energji elektrike me tarifa të rregulluara nga ZRrE.
“Me tarifa të rregulluara nënkuptohen tarifat të cilat përcaktohen nga Zyra e Rregullatorit për bizneset e vogla dhe për konsumatorët e amvisërisë. Rrjedhimisht janë këto tarifa me të cilat konsumatorët veçse furnizohen në këtë periudhë. Për këtë arsye ne kemi vazhduar akoma fazën e aplikimit për bizneset të cilat nuk i kanë as 50 punëtorë e as 10 milionë euro qarkullim, në mënyrë që më vazhdua furnizimin me tarifa të rregulluara në KESCO”, ka thënë zëdhënsaj e KESCO, Margarita Rashiti.

Ajo madje bëri thirrje që bizneset të aplikojnë për këtë shërbim.

“Aplikimi është shumë i thjeshtë behët online përmes ëeb- faqes së KESCO dhe kërkohet vetëm numri unik i certifikatës së biznesit dhe shifra e konsumatorit të energjisë elektrike. Rrjedhimisht, nuk ju merr më shumë kohë sesa 5 minuta. Për këtë arsye të gjithë bizneset të cilat dëshirojnë të furnizohen me tarifa të rregulluara me KESCO duhet të aplikojnë deri me datën 16 maj”, thotë ajo.

Të gjitha ato biznese që nuk aplikojnë deri më datën 16 maj në KESCO, do të dalin në treg të hapur që nga data 1 qershor e njëkohësisht do të ju ndërpritet furnizimi me këtë operator.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: SHBA, shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën