TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KESCO: Nga 1 prilli 2026 nis faza e dytë e daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
KESCO: Nga 1 prilli 2026 nis faza e dytë e daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë

KESCO ka njoftuar se nga 1 prilli 2026 do të nisë faza e dytë e daljes së konsumatorëve komercialë në tregun e hapur të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të kompanisë, në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), bizneset me mbi 50 punonjës ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro nuk do të furnizohen më me tarifa të rregulluara në kuadër të shërbimit universal, por do të obligohen të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre në tregun e hapur.

“Nga data 1 prill 2026 do të vazhdojë faza e dytë e daljes së konsumatorëve komercialë në tregun e hapur”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.

Kompania thekson se, bazuar në të dhënat zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës, një numër biznesesh nuk i plotësojnë më kriteret për furnizim në kuadër të shërbimit universal.

“Duke filluar nga 1 prilli 2026, KESCO, në rolin e Furnizuesit të Shërbimit Universal, nuk do të mund t’i furnizojë këto biznese me tarifa të rregulluara”, thuhet më tej në njoftim.

Bizneset e prekura duhet që deri më 1 prill 2026 të zgjedhin një furnizues të licencuar në tregun e hapur dhe të nisin procedurën e ndërrimit të furnizuesit të paktën 21 ditë pune para hyrjes në fuqi të kontratës së re.

Në të kundërtën, kompania paralajmëron se nga 1 prilli ato do të furnizohen përkohësisht nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit për një periudhë deri në 60 ditë.

“Në mungesë të një kontrate brenda këtij afati, furnizimi me energji elektrike do të ndërpritet në përputhje me legjislacionin në fuqi”, theksohet në njoftim.

Po ashtu, KESCO ka bërë të ditur se bizneset që janë vetëkonsumatorë (prosumatorë) nga kjo datë nuk do të jenë më pjesë e skemës me tarifa të rregulluara, ndërsa trajtimi i energjisë së prodhuar dhe të injektuar në rrjet do të rregullohet sipas kontratës me furnizuesin e ri.

Në fund, kompania u ka bërë thirrje bizneseve që të konfirmojnë pranë saj numrin e punonjësve, qarkullimin vjetor dhe njësitë/matësit në shfrytëzim, në mënyrë që procesi i kalimit në tregun e hapur të realizohet pa pengesa.

Tags: Energjia ElektrikeKescoTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrahmani: Kurti po synon eleminimin politik të Vjosa Osmanit – ose zgjedhje, ose rrëshqasim në diktaturë

Rrahmani: Kurti po synon eleminimin politik të Vjosa Osmanit – ose zgjedhje, ose rrëshqasim në diktaturë

Sveçla urdhëron hetim për rastin e vrasjes trefishtë në Gjilan, asnjë polic nuk do të mbetet i paprekshëm

Kërcënimet e Vulinit, Sveçla: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo lloj situate, nuk i frikësohemi as atij e as Vuçiqit

​S’kalon propozimi i LDK-së për raportim të drejtpërdrejtë të ministrave në Komisionin për Buxhet

​S’kalon propozimi i LDK-së për raportim të drejtpërdrejtë të ministrave në Komisionin për Buxhet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” nis nënshkrimin e kontratave me konsumatorët, paralajmëron shkyçje për mosrespektim të afatit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” nis nënshkrimin e kontratave me konsumatorët, paralajmëron shkyçje për mosrespektim të afatit

Sulmet izraelite në Liban: Të paktën 12 të vdekur dhe 65,000 të zhvendosur

Sulmet izraelite në Liban: Të paktën 12 të vdekur dhe 65,000 të zhvendosur

Rrahmani: Kurti po synon eleminimin politik të Vjosa Osmanit – ose zgjedhje, ose rrëshqasim në diktaturë

Rrahmani: Kurti po synon eleminimin politik të Vjosa Osmanit – ose zgjedhje, ose rrëshqasim në diktaturë

Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin Burim Pacolli

Arrestohet Mossi dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Kandidati i mundshëm për udhëheqësin e ardhshëm suprem të Iranit i shpëton sulmeve

Kandidati i mundshëm për udhëheqësin e ardhshëm suprem të Iranit i shpëton sulmeve

Sveçla urdhëron hetim për rastin e vrasjes trefishtë në Gjilan, asnjë polic nuk do të mbetet i paprekshëm

Kërcënimet e Vulinit, Sveçla: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo lloj situate, nuk i frikësohemi as atij e as Vuçiqit

​S’kalon propozimi i LDK-së për raportim të drejtpërdrejtë të ministrave në Komisionin për Buxhet

​S’kalon propozimi i LDK-së për raportim të drejtpërdrejtë të ministrave në Komisionin për Buxhet

Futbollisti maqedonas që luan në Iran: Jasir Asani më shpëtoi

Futbollisti maqedonas që luan në Iran: Jasir Asani më shpëtoi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën