TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet zgjidhje për çështjet fetare në hapësira publike

Sot u organizua tryeza e rrumbullakët nga Organizata për Kultivimin e Traditës dhe Kulturës “Shqiptaria”. Ekspertë të Kushtetutës dhe të çështjeve fetare trajtuan temën Shteti dhe Feja.

by TËVË 1
3 orë ago
0 0
A A

Organizata për Kultivimin e Traditës dhe Kulturës “Shqiptaria”, mëngjesin e së shtunës mblodhi ekspert të Kushtetutës dhe të çështjeve fetare.

I gjithë debati u diskutua mbi shtetin dhe fenë.

Aty pjesëmarrës ishte profesori, Arsim Bajrami, i cili përmendi disa tema, të cilat sipas tij, duhet t’u jepet zgjidhje në të ardhmen.

“Më lëni të ngre disa çështje të hapura që ndoshta kërkojnë zgjidhje në të ardhmen që kanë të bëjnë me disa tendenca siç është manifestimi i simboleve fetare në jetën publike, çështja e bartjes së shamisë nëpër shkolla, një problem i hapur. Pastaj çështja e simboleve fetare në institucione shtetërore, administratën publike. Dhe çështja e tretë përfshirja e një mësimi fetar shtetëror brenda shkollave publike”, tha Bajrami.

Ndërsa profesori Kadri Kryeziu theksoi se feja është individuale dhe nuk duhet të kthehet në politikë.

“Kur feja bëhet politikë është rrezik. Kur feja është e organizuar është rrezik. Feja është individuale, është personale. Si të bëhet e organizuar është rrezik. Feja është personale nuk është e organizuar. Nuk është politikë. Është personale dhe është tradicionale”.

Se feja ka rol si katalizator për lëvizje për drejtësi sociale e tha profesoresha nga Shqipëria, Migena Leskoviku.

“Feja është pranuar gjerësisht që ka një rol dhe duhet të ketë një rol si katalizator për lëvizjet për drejtësi sociale dhe ka një rëndësi po ashtu në lidhje me dialogun dhe bashkëpunimin ndërfetar, në adresimin e sfidave bashkohore të të drejtave të njeriut. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë siç e dimë është një nga liritë themelore të njeriut e cila përveç se  me rëndësi në kuadrin personal të lirive individuale të personit gjithashtu ka rëndësi të madhe edhe për shoqërinë në tërësi”, deklaroi ajo.

E sipas profesorit nga Maqendonia e Veriut, Jusuf Zejneli është e rëndësishme që liria e besimit të mos mbetet të garantuar vetëm me Kushtetutë.

“Është me rëndësi fakti që liria e besimit dhe religjionit mos të mbetet si një çështje, një liri vetëm e garantuar me Kushtetutë dhe me ligje. Por është edhe një obligimi i shtetit që të krijoj kushte, që të kenë një paanshmëri, hapësirë për faktin që çdo qytetar të zgjedh këtë liri të besimit, ta ushtrojë qoftë individualisht apo si kolektiv dhe shteti të sigurojë kushte që këtu të ketë paanshmëri me qëllim që të jetë si një nga kontributet në kuadër të zhvillimit të shoqërive të shteteve tona”.

Në fund të fjalimeve ata organizuan edhe një diskutim me audiencën të cilët adresuan pyetjet e tyre në lidhur më këtë temë.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Adea Mustafaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Picula: Serbia nuk mundet në BE pa e njohur Kosovën dhe të heqë dorë nga ‘bota serbe’

​Picula: Serbia nuk mundet në BE pa e njohur Kosovën dhe të heqë dorë nga ‘bota serbe’

Ministria e Mbrojtjes demanton lajmin – FSK-së nuk i ka humbur droni

FSK shtyn afatin për aplikim të komuniteteve joshumicë deri më 31 tetor

Shkodra: Qeveria e re nuk do të formohet, Kosovën e pret kriza më e thellë institucionale

Shkodra: Qeveria e re nuk do të formohet, Kosovën e pret kriza më e thellë institucionale

Pozhari: Një qeveri e re, por e brishtë mund të formohet nesër

Vdes Agim Jonuz, analist dhe publicist i njohur nga Shkupi

Tri ndeshje, tri fitore për Sigal Prishtinën, triumfon edhe në Rahovec

Tri ndeshje, tri fitore për Sigal Prishtinën, triumfon edhe në Rahovec

Napoli e fiton derbin me Interin, rikthen vendin e parë në Serie A

Napoli e fiton derbin me Interin, rikthen vendin e parë në Serie A

Pozhari: Një qeveri e re, por e brishtë mund të formohet nesër

Pozhari: Një qeveri e re, por e brishtë mund të formohet nesër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën