TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kërkohet uniteti i brendshëm politik për çështjen e dialogut

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Filloi takimi Kurti-Vuçiq

Mallin për opozitën kryeministri Kurti, pret që ta shuaj gjatë ditës së martë.

Ai zyrtarisht i ka dërguar ftesë për takim, kryetari të PDK-së Memli Krasniqit, atij të LDK-së, Lumir Abdixhikut si dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Reklamë

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Dje u janë dërguar ftesat në formë elektronike, ndërsa sot dërgohen në formë fizike. Ftesa për takim është për ditën e nesërme”, tha Kryeziu.

Kurti më parë ka njoftuar se me opozitën do të diskutoj për takimin e fundit që pati në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë.

I pari që iu përgjigj pozitivisht ftesës, ishte lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.

“Për mua dhe Aleancën, çështja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake. Këtë përcaktim e kam pasur edhe gjatë kohës sa e kam udhëhequr qeverinë e vendit. Gjithmonë kam konsideruar se për tema të interesit nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë. Të gjithë e kanë pjesën dhe rolin e tyre”, thuhet në përgjigjen e Haradinaj.

Kurse pasdite Lidhja Demokratike e Kosovës mblodhi kryesinë.

E pas përfundimit të takimit, kreu i partisë, Lumir Abdixhiku njoftoi që ka pranuar ftesën e kryeministrit Kurti

“Ftesa e Kurtit vjen me vonesë, por meqë besoj se çështjet kombëtare duhet të jenë mbi politikën ditore, do ta pranoj këtë ftesë. Kam pritur një proces më transparent dhe më gjithëpërfshirës rreth procesit të dialogut. Deri më tani, informimin e vetëm dhe të detajuar, LDK e ka pranuar vetëm nga aleatët ndërkombëtarë – të cilët në vazhdimësi i kanë qëndruar Kosovës në krah”, ka shkruar ai.

Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës e ka refuzuar ftesën.  Kryetari i kësaj partie, i ka kthyer përgjigje me shkrim kryeministrit Albin Kurti.

“Aktualisht, e tëra që po shohim është se dialogu ka rrëshqitur në nivel teknik, duke përfshirë riciklimin e marrëveshjeve të kaluara. Sa i takon zbatimit të përgjegjësive që keni si udhëheqës i Dialogut, unë ju inkurajoj që të vazhdoni angazhimin tuaj dhe te qeverisë për respektim të vendimeve të ligjshme që sigurojnë reciprocitet në raport me Serbinë, si dhe sundim të ligjit dhe lëvizje të lirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Por, nuk konsideroj se në këtë moment ka një situatë emergjente për t’u takuar e për të diskutuar për këto përgjegjësi tuajat. Megjithatë, unë mbetem i hapur dhe i gatshëm që të takohem me ju në momentin kur të ketë avancim të procesit të Dialogut dhe diskutim konkret për arritjen e marrëveshjes finale, që ka për qëllim njohjen e ndërsjellë”, ka thënë kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

E njohësi i çështjeve politike Melazim Koci, thotë se opozita duhet të shkojë në takim dhe të flas për atë se çfarë duhet të diskutohet në dialog.

“Kryeministri Kurti ka bërë mirë që e ka ftuar opozitën në takim, do të kishte bërë më mirë t’i kishte ftuar më herët, para bisedimeve, do të thotë takimeve me Vuciqin, por tani kjo është e kaluar. Unë shpresoj dhe besoj që opozita do të pranojë ftesën e zotëri Kurti dhe do të takohen, mendoj se në ato takime ose në atë takim temë qendrore duhet të jetë kjo, çfarë është prioritare në këtë moment në bisedimet Kosovë – Serbi? Është statusi apo çështjet parciale?Unë mendoj që esenciale në tryezën e bisedimeve të shtrohet çështja e statusit”, tha Koci.

Që nga fillimi i procesit të dialogut, të gjitha qeveritë e deritashme janë përballur me mungesën e një konsensusi të brendshëm politik, pavarësisht deklaratave se dialogu me Serbinë tejkalon interesat partiake.

Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një grua raporton se u dhunua nga burri me të cilin ishte në lidhje dashurie

E sulmoi bashkëjetuesen në gjendje të dehur, arrestohet një person në Prishtinë

Chelsea – Lille formacionet, Zhegrova nis nga stoli

Zhegrova mund të luajë ndaj Monacos, të dielën

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Kllokot

Arrestohen dy persona në Pejë, për tentim vrasje

Përleshje mes dy familjeve në Lipjan: Dhjetë të arrestuar, armë automatike dhe mjete të forta të konfiskuara

Vëmendja në “Riza Lushta”, sot zhvillohet java e dytë, në Ligën e Parë

Vëmendja në “Riza Lushta”, sot zhvillohet java e dytë, në Ligën e Parë

Beshiktashi konfirmon lëndimin e Rashicës

Shënoi golin vendimtar, por Rashica është ende në shitje te Beshiktashi

Një grua raporton se u dhunua nga burri me të cilin ishte në lidhje dashurie

E sulmoi bashkëjetuesen në gjendje të dehur, arrestohet një person në Prishtinë

Chelsea – Lille formacionet, Zhegrova nis nga stoli

Zhegrova mund të luajë ndaj Monacos, të dielën

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Kllokot

Arrestohen dy persona në Pejë, për tentim vrasje

Përleshje mes dy familjeve në Lipjan: Dhjetë të arrestuar, armë automatike dhe mjete të forta të konfiskuara

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohet një person për shfrytëzim seksual të një të miture në Gjilan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X