TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet shfuqizimi i udhëzimit administrativ që ndalon shaminë në shkolla

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kërkohet shfuqizimi i udhëzimit administrativ që ndalon shaminë në shkolla

Qendra Kosovare për Paqe po kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla.

Kjo kërkesë ka ardhur pas përjashtimit të nxënëses nga gjimnazi “Bedri Pejani”, në Pejë, për shkak të bartjes së shamisë.

Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur rast dhe po analizohet nëse ka elemente të veprës penale apo jo.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi në një konferencë për media para MASHTI-t tha se ky udhëzim administrativ ka krijuar më shumë konfuzion dhe dëmtim të të drejtave të njeriut.

Ai tha se me udhëzime të tilla nuk kontribuohet në fuqizimin e grave.

“Ky udhëzim më shumë sesa ka ndihmuar ka krijuar huti dhe konfuzion që nga dita e nënshkrimit të tij pasi realiteti në terren ka qenë i ndryshëm. Në thelbin e vetë udhëzimi administrativ është keqkuptues pavarësisht qëllimit të tij ka dëmtuar të drejtat e njeriut në Kosovë. Ne respektojmë udhëzimin administrativ sepse është pjesë e sistemit tonë shoqëror, ne nuk kemi një shtet tjetër, por dëshirojmë dhe kërkojmë një demokraci edhe më të avancuar se kjo që e kemi veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare…. Adresimi i pasojave të këtij udhëzimi adminsitraitv kërkojmë të zgjidhen njëherë e përgjithmonë sikurse që kemi bërë nga dita që është nënshkruar ky udhëzimi bëjë thirrje institucioneve përgjegjëse, ministrinë e Arsimit të shfuqizoj paragrafin 1.13 në nenit 3 të udhëzimit administrativ që padyshim do i ndal keqkuptimet dhe përçarjet në shoqërinë kosovare”, tha ai.

Nxënëses, A.D nga Peja sipas tij i është ndaluar mësimi në gjimnazin “Bedri Pejani”, pa asnjë njoftim zyrtar.

“Aktualisht jemi në javën e katërt që nxënësja A.D nga gjimnazi ‘Bedri Pejani’ në Pejë ka mbetur në shtëpi pasi që ajo është larguar nga shkolla me dy shtator ditën e parë të vitit shkollor për shkak të bartjes së shamisë. Me urdhër të drejtorit, Musa Nikqi dhe ky largim u bë pa ndonjë njoftim zyrtar. Kjo vajzë nuk i ka bërë keq askujt përveç që dëshiron të arsimohet si çdo nxënëse tjetër”, theksoi Maliqi.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe Labinot Maliqi u shpreh se që nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi administrativ i ka adresuar 50 raste të vajzave që iu është ndaluar shkolla për shkak të bartjes së shamisë.

“Gjatë këtyre viteve i kam pasur mbi 50 raste në nivel të Kosovës dhe të gjitha me ndërmjetësim dhe mirëkuptim janë rikthyer në shkollë duke bartur shaminë e tyre. Prandaj, e kemi këtë rast që uroj që së shpejti kjo javë sa më parë ministria Nagavci kthimin e saj në shkollë dhe ta shfuqizoj këtë ndalesë administrative që po mbështeten shumë drejtor të shkollave në nivel të Kosovës për t’i përjashtuar nxënëset me shami.. E vetmja arsye e përjashtimit dhe largimit të vajzës pa një shkresë zyrtare që ia ka bërë nxënëses në fjalë arsyeja e drejtorit të shkollës është ‘unë e zbatoj udhëzimin administrativ dhe nuk mund të tërhiqem nga ajo çfarë parasheh udhëzimi administrativ’”, theksoi ai.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi u shpreh se lidhur me përjashtimin e A.D nga shkolla, tashmë kanë hapur një rast dhe nëse vlerësohet se ka elemente penale do të vazhdohet me masat ligjore.

“Ne kemi hapur rast që eventualisht a ka elemente të veprës penale mos lejimit e vajzës për të shkuar në shkollë për këtë rast prokurori i shtetit pasi që ta pranoj rastin do ta analizoj a ka elemente të veprës penale dhe në rast se ka elemente të veprës penale do të merren masat ligjore, në rast se nuk ka elemente të veprës penale do të udhëzohet që të merren masat administrative”, theksoi Nikqi.

Që nga viti 2014 ekziston një udhëzim administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e shamisë në shkolla, i njëjti madje është kundërshtuar disa herë edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rritje e vlerës së prodhimeve bimore dhe blegtorale më 2025, krahasuar me 2024

​Rritje e vlerës së prodhimeve bimore dhe blegtorale më 2025, krahasuar me 2024

Policia koordinon masat e sigurisë për fillimin e vitit të ri shkollor

Policia koordinon masat e sigurisë për fillimin e vitit të ri shkollor

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti: Do t’ju njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

MAShT: Vetëm në Prishtinë nuk u mbajt mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen

MASh monitoron libraritë: Pjesa dërrmuese po zbaton çmimet e katalogut për tekstet shkollore

Edhe Akil Gjakova fiton medalje të bronztë në Taranto

Edhe Akil Gjakova fiton medalje të bronztë në Taranto

Xhudistja Fatjona Kasapi, i siguron Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Xhudistja Fatjona Kasapi, i siguron Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Ditari: 28.08.2026

Ditari: 28.08.2026

​Rritje e vlerës së prodhimeve bimore dhe blegtorale më 2025, krahasuar me 2024

​Rritje e vlerës së prodhimeve bimore dhe blegtorale më 2025, krahasuar me 2024

OKB kërkon rregulla për të gjitha mediat sociale pas marrëveshjes me Meta-n

OKB kërkon rregulla për të gjitha mediat sociale pas marrëveshjes me Meta-n

Kosova mposhtet nga Tunizia në “Taranto 2026”

Kosova mposhtet nga Tunizia në “Taranto 2026”

Policia koordinon masat e sigurisë për fillimin e vitit të ri shkollor

Policia koordinon masat e sigurisë për fillimin e vitit të ri shkollor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën