TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet rikthimi i pakove ushqimore në burgje, i mbetet deputetëve se si do të vendosin

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Në fillim të vitit 2023 pritet të vijnë të burgosurit nga Danimarka

Ndonëse është një praktikë e mëhershme, organizatat që monitorojnë burgjet e Kosovës, konsiderojnë se kjo e drejtë duhet t’iu rikthehet të dënuarve.

Fatmire Haliti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, thotë se tash e disa vjet të burgosurit po kërkojnë rikthimin e pakove ushqimore.

“Me ligjet paraprake, me ligjin 2010 dhe vitin 2013 u është njohur si e drejtë dhe u ka lejuar të burgosurve që të pranojnë një pako ushqimore brenda muajit nga anëtarët e familjes. Ndërkaq, me ligjin e vitit 2017 kur është bërë plotësim-ndryshimi i vitit 2013, pa ndonjë diskutim apo arsyetim publik, është ndryshuar kjo dispozitë ligjore, ku të burgosurve u është mohuar kjo e drejtë për një pako ushqimore. Edhe në atë kohë, në vitin 2017, ka pasur një revoltë nga të gjithë burgosurit duke mbajtur edhe greva dhe shkresa të ndryshme”, thekson ajo.

Ajo thotë se gjatë hartimit të këtij projektligji kanë dërguar rekomandimet për rikthimin e pakove ushqimore, por në lexim të parë nuk është përfshirë kjo e drejtë.

“Gjatë vizitave nga zyrtarët institucional u është premtuar që në momentin kur ndryshohet ligjo do u kthehet kjo e drejtë, sepse ka qenë kërkesë e vazhdueshme e të dënuarve. Tani me ndryshimin e ri të projektligjit për Ekzekutime të Sanksioneve Penale, i cili gjatë javës së kaluar ka kaluar në lexim të parë, e drejta në pako ushqimore prapë nuk i njihet personave të dënuar”, shton Haliti.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se praktika e pakove ushqimore po kundërshtohet pa arsyeje, meqë edhe pas ndalimit të tyre ka pasur kontrabandë. “Kjo është një alibi pa mbulesë, për faktin që kontrabanda asnjëherë nuk është ndaluar. Madje është intensifikuar shkaku që kontrabanda kryesisht është bërë nga stafi edhe ata që janë marrë me shumicën me burgje. Nëse ju e merrni një pako ushqimore dhe ajo hapet para të burgosurit, kontrollohet nëse ka diçka që ndalohet atëherë hiqet nga pakoja. Tash ka mundësi teknike më shumë se përpara që thjesht të hulumtohet çdo gjë që është e ndaluar dhe të mos futet brenda”, shprehet kryetari i KMDLNj-së, Behgjet Shala.

Këshilltari politik në Ministrinë e Drejtësisë, Alban Muriqi deklaron se në projektligjin për ekzekutime të sanksioneve penale nuk figuron çështja e pakove ushqimore për personat e dënuar, por ai e zotohet se kjo do të diskutohet mes dy leximeve.

“Ne nuk e dimë saktë se si do të vijojnë diskutimet, por është mirë derisa po diskutohet kjo mundësi për këtë beneficion për të dënuarit. Ministrja e Drejtësisë e tha se për shkak të kontrabandës dhe luftimit të kontrabandës me mjetet e ndaluara dhe çështjet e interesit të shëndetit publik, është mirë që kjo pako të mos shkojë. Mirëpo, gjithsesi është dhënë si mundësi që nëse deputetët e shohin të arsyeshme pas diskutimeve që kjo të kthehet në lexim të dytë”, deklaron Muriqi.

Megjithatë, vet Ministria e Drejtësisë nuk e sheh të arsyeshme rikthimin e pakove ushqimore për të burgosurit në institucionet korrektuese.

“Ne e kemi vlerësuar jo vetëm nga ana e ndërkombëtarëve, por ne e shohim edhe si standard që nuk aplikohet shumë. Është një praktikë e tejkaluar. Ne në shumë mënyra tjera mund të përmbushim këtë nevojë. Shërbimi Korrektues i Kosovës e sheh mundësinë që të zgjerojë mundësitë në kantinë. Tashmë ka disa vjet që pakot ushqimore janë ndaluar dhe të dënuarit janë mësuar. Besojmë se prapë se prapë është më e arsyeshme që të mos ofrohet kjo mundësi për shkak të rreziqeve që i përmenda. Besoj se në këtë frymë do të shkojnë edhe diskutimet…. Ne nuk e përkrahim në parim, por nëse deputetët vendosin kur të diskutojnë, ministrja është e hapur që ta rikthejë”, vijon këshilltari politik në MD.

Javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës është miratuar në parim projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, ku ndër tjera është përmendur mundësia e rikthimit të pakove ushqimore. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë

Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë

Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit Komunal

“E di kush i ka thënë kujt kriminel” – Lladrovci reagon pas takimit me Haxhiun

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Fitore historike e Dritës në Ligën e Konferencës, goli i Ajzerajt mposht Shelbournen

Fitore historike e Dritës në Ligën e Konferencës, goli i Ajzerajt mposht Shelbournen

Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë

Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë

“InfoNata” 06.11.2025

“InfoNata” 06.11.2025

Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit Komunal

“E di kush i ka thënë kujt kriminel” – Lladrovci reagon pas takimit me Haxhiun

Imeri: Konjufca nuk do të jetë kryeministër i Kosovës

Imeri: Konjufca nuk do të jetë kryeministër i Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën