TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërkohet që të ketë pezullim të dënimit për të burgosurit e sëmurë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kërkohet që të ketë pezullim të dënimit për të burgosurit e sëmurë

Sipas të dhënave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në këtë fillimvit janë parashtruar tri kërkesa për pezullim të ekzekutimit të dënimit, një ka vdekur gjatë procedurës, një është refuzuar dhe për një nuk dihet se si ka vendosur gjykata.

Në vitin 2021 janë parashtruar tetë kërkesa për pezullim të ekzekutimit të dënimit, një kërkesë është aprovuar, dy të dënuar kanë vdekur gjatë procedurës dhe pesë janë refuzuar.

Në vitin 2020 janë parashtruar 37 kërkesa për pezullim të ekzekutimit të dënimit, prej tyre asnjë nuk është aprovuar, ndërsa pesë të burgosur kanë vdekur gjatë procedurës së pezullimit.

Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ali Gashi, në emisionin “De Jure”, tha se do të duhej të ketë pezullim të ekzekutimit të dënimit për të burgosurit që vuajnë nga sëmundjet terminale.

Megjithatë, ai u shpreh se deri më tani, nga gjykatat kompetente, në të shumtën e rasteve janë refuzuar kërkesat për pezullim të dënimit për të burgosurit me probleme shëndetësore.

“Në vazhdimësi, ne sipas kërkesave që vijnë edhe nga rekomandimet që vijnë nga personeli shëndetësor, kërkesa të tilla i kemi përcjellë, por nuk kemi mundur të bëjmë një zgjidhje, kështu që ata janë në institucionet tona, janë në institucionet shëndetësore, kështu që në këtë aspekt mendoj që do të duhet bërë më shumë, sepse kemi edhe një numër të tyre që janë të shtyrë shumë në moshë, d.m.th. ka arritur pleqëria e tyre po edhe janë sëmurë nga sëmundjet e ndryshme kronike, mirëpo ne veprojmë sipas ligjeve aktuale në fuqi dhe kemi obligim t’i zbatojmë ato edhe përkundër kërkesave të tyre të cilat i përcjellim në institucionet relevante”, tha ai në emisionin “De Jure” në Tëvë1.

Një kërkesë të tillë që të ketë pezullim të dënimin për të burgosurit me sëmundje të rënda, e ka edhe Behgjet Shala, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Ai në emisionin “De Jure” theksoi se të burgosurve që vuajnë nga sëmundje terminale pavarësisht veprës penale të kryer duhet t’u mundësohet që të kërkojnë shërimin jashtë institucioneve korrektuese.

“Gjithmonë një ndër rekomandimet kryesore ka qenë që të gjendet një mundësi ligjore që për ata të dënuar të cilët nuk paraqesin rrezikshmëri shumë të lartë, që nuk kanë shumë dënim për të vuajtur, të lirohen përkohësisht apo krejtësisht apo t’u mundësohet që të shkojnë në shtëpitë e tyre në mënyrë që ose të gjejnë një shërim i cili nuk mund të ofrohet brenda Shërbimit korrektues të Kosovës ose në fund të fundit edhe të vdesin në mesin e familjes”, tha Shala në emisionin “De Jure” në Tëvë1.

Për më shumë ndiqeni hulumtimin “Shërbimet shëndetësore në burgje”, i cili po transmetohet në “Tëvë1” dhe “Betimi për Drejtësi.

Tags: pezullim i denimitte burgosurit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Disa qytete vërshohen nga uji, çka po i shkakton vërshimet në Kosovë?

Mot i vranët dhe me reshje shiu

Shtyhet fillimi procesit mësimor për 12 janar në gjithë Kosovën

Imeri: Nuk shoh këmbëngulësi nga Kurti për të vazhduar me Osmanin presidente

Imeri: Nuk shoh këmbëngulësi nga Kurti për të vazhduar me Osmanin presidente

Përkeqësohet situata nga vërshimet në Drenas, Lladrovci thotë se mund të ketë përsëri ndërprerje të energjisë

Përkeqësohet situata nga vërshimet në Drenas, Lladrovci thotë se mund të ketë përsëri ndërprerje të energjisë

Disa qytete vërshohen nga uji, çka po i shkakton vërshimet në Kosovë?

Mot i vranët dhe me reshje shiu

Shtyhet fillimi procesit mësimor për 12 janar në gjithë Kosovën

Imeri: Nuk shoh këmbëngulësi nga Kurti për të vazhduar me Osmanin presidente

Imeri: Nuk shoh këmbëngulësi nga Kurti për të vazhduar me Osmanin presidente

Përkeqësohet situata nga vërshimet në Drenas, Lladrovci thotë se mund të ketë përsëri ndërprerje të energjisë

Përkeqësohet situata nga vërshimet në Drenas, Lladrovci thotë se mund të ketë përsëri ndërprerje të energjisë

Osmani uron Erdoganin

Osmani falënderon Turqinë për sistemin anti-tank OMTAS

“Këndi i Debatit” 06.01.2025

“Këndi i Debatit” 06.01.2025

Përmbyllet verifikimi i rezultateve në katër komuna

Përfundon numëri i votave me kusht, LVV merr mbi 50%

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën